Për të pasur sukses duhet angazhim dhe përpjekje

668

Allah xh. sh. nga ne kërkon përpjekje, angazhim dhe shfrytëzim të mjeteve të lejuara që puna apo projekti ynë të ketë sukses.

– Allahu i Madhërishëm mund ta ndante detin para se Musai të afrohet, por e bëri vetëm pasi që ai e goditi detin  me shkop.

– Ai kishte mundësi që të Dërguarin e Allahut ta shpëtoj dhe ta dërgoj në Medine pa asnjë frikë apo rrezik siç bëri në rastin e Isras nga Meka në Jerusalem,  por e  shpëtoi  pasi që Muhamedi a. s. e bëri planin e Hixhretit dhe pas një udhëtimi shumë të vështirë deri në Medine.

– Allahu i Madhërishëm kishte mundësi që t’i kthej menjëherë 10. 000 mushrikët që ishin nisur për në Medine, por i ktheu pasi që muslimanët hapën tunelin e thellë dhe organizuan mbrojtjen. Kjo do të thotë:  nëse do të fitosh në çdo sferë të jetësh dhe të kesh ndihmën e Allahut, duhet të përgatitesh në këtë rrugë dhe duhet të shfrytëzosh të gjitha mjetet e lejuara për të qenë i suksesshëm.

– Allahu i Madhërishëm kishte mundësi që pejgamberin a.s. ta mbroj nga çdo sulm, por përsëri i Dërguari i Allahut s.a.v.s në luftën e Uhudit veshi dy pancir për t’u mbrojtur.

Përktheu: A. D. Islampress