Tregim i urtë: Të japësh është më mirë

776

Një ditë, një student i ri ishte duke ecur me një profesor të cilin e quanin ‘mik i studentëve’ për shkak të sjelljes së mirë që kishte me studentët. Ndërsa ecnin, ata panë një palë këpucë të vjetra dhe supozuan se i përkisnin një njeriu të varfër i cili ishte duke e punuar tokën aty pranë.

Studenti iu drejtua profesorit dhe i tha:

“Të bëjmë pak shaka me këtë njeri. T’ia fshehim këpucët e tij dhe ta shohim reagimin e tij, ndërsa ne do të fshihemi pas shkurreve “.

Profesori i tha:

“Miku im i ri, ne nuk duhet të argëtohemi në kurriz të të varfërve. Ti je mjaft i pasur dhe mundesh shumë më tepër të kënaqesh përmes plotësimit të nevojave të këtij njeriu të varfër. Vendosi ca para në mbathjet e tij dhe mandej do të fshihemi pas shkurreve që ta shikojmë reagimin e tij”.

Studenti veproi sipas këshillës së profesorit dhe u mandej u fshehën pas shkurreve. I varfëri e mbaroi punën dhe erdhi te vendi ku i kishte lënë këpucët dhe pallton. Ndërsa e veshte pallton, e shtyu këmbën në këpucë dhe ndjeu që ka diçka brenda. U përkul të shoh çfarë ka dhe vërejti që kishte para. U vërejt habia dhe eksitimi. I mori paratë dhe i shikonte nëse janë të vërteta, pastaj shikoi përreth, por nuk pa askënd. I futi paratë në xhep dhe vazhdoi ta mbath këpucën tjetër, dhe u habit akoma më tepër kur vërejti se edhe në këpucën tjetër kishte para.

U emocionua aq shumë sa ra në gjunjë dhe ngriti kokën drejt qiellit. Pastaj ai filloi të fliste me zë të lartë, duke falënderuar Zotin, duke folur për gruan e tij të sëmurë dhe fëmijët e tyre të uritur, të cilët do të kenë diçka për të ngrënë për shkak të një dore të panjohur që kishte vënë para në këpucët e tij.

Studenti u prek thellë nga pamja dhe sytë iu mbushën me lot.

Profesori e pyeti: “A je tani më i lumtur se sa do të ishe sikur të argëtoheshim duke ia fshehur këpucët?!”

Studenti u përgjigj: Ma mësove një leksion që nuk do ta harroj kurrë. Tani e ndiej vërtetësinë e fjalëve që nuk i kuptoja mirë më parë:

“Qetësi dhe kënaqësi më të madhe ndjenë kur jep se sa kur merr.”

“Urdhëri për të mirë dhe ndalimi nga e keqja është sadaka, ndihma e të pafuqishmëve është sadaka, largimi i pengesave nga rruga është sadaka, çdo hap që bëni për namaz është sadaka”.

Burimi: Akos.ba
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]