Baba i mirë nuk është ai që fiton shumë para, por ai që nuk e braktis familjen e tij

984

Fëmijët të gjitha shprehitë e tyre i marrin nga shtëpia. Ata mësojnë nga prindërit e tyre dhe miratojnë modele të sjelljes, prandaj babai i mirë duhet të jetë shembull i vërtetë për fëmijët e tij.

Baba i vërtetë nuk është ai që fiton shumë para, për të blerë dhurata të shtrenjta për gruan dhe fëmijët e tij, ose për t’i çuar ata në pushime dy herë në vit. Nuk është as ai që fiton para të mjaftueshme për t’u siguruar fëmijëve të tij shkollim në shkollë private dhe për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet e tyre.

Baba i vërtetë është ai që është gjithmonë aty. Ai që nuk e braktis familjen e tij në momentet më të vështira, dhe kurrë nuk i lë më të afërmit e tij që vetë ata të merren me problemet.

Babai i vërtetë është i gatshëm të investojë përpjekje dhe kohë, madje kur është i lodhur, vetëm për t’i kënaqur fëmijët e tij.

Babai vërtetë dhe besnik është ai që është i gatshëm të bëjë kompromis për hir të familjes së tij, dhe në momente të caktuara i sakrifikon nevojat e tij, dëshirat, e madje edhe lumturinë e tij.

Babai i mirë ua mëson fëmijëve të tij vlerat e vërteta, dashurinë, mirësinë dhe besnikërinë.

Baba vërtet i mirë është ai që është shembull i qëndrimit të duhur ndaj gruas. Ai që e trajton atë me dinjitet, me respekt dhe me mirësi.

Fjalët i padobishëm, i paaftë, i dobët dhe budalla nuk ekzistojnë në fjalorin e tijgjatë bisedave me fëmijët. Ai është autoritet, por fëmijët nuk kanë frikë prej tij. Për të, nuk ka asgjë më të rëndësishme se familja, kurse lumturia e tyre është përparësia e tij.

Babai i mirë i dëgjon fëmijët e tij dhe i di të gjitha planet, dëshirat dhe frikën e tyre.

Baba i vërtetë është ai për të cilin fëmijët thonë: “Ai është modeli im, shoku im më i mirë, mentori dhe mësuesi. Ai është babai im.”

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)