Momenti më i pikëlluar në Ditën e Gjykimit!

1118

KUR DO TË JETË NJERIU MË I PIKËLLUAR NË DITËN E GJYKIMIT? KJO DO TË JETË FATKEQËSIA MË E MADHE, NUK ËSHTË NË PYETJE NAMAZI

Thuhet: Njeriu do të jetë më i pikëlluar në Ditën e Gjykimit, kur do ta kuptojë se nuk do të ‎jetë në gjendje t’i japë apo dhurojë asnjë sevap nënës së tij as babait tij, edhe përkundër ‎dashurisë së jashtëzakonshme, të cilën e ndjen për ta.‎

Ndërkaq, në të njëjtën kohë, ai do të detyrohet t’ia japë sevapet dhe veprat e tij të mira, atij, ‎të cilin e ka urrejtur, për shkak se e ka përgojuar dhe i ka bërë zullum në dynja. Prandaj, ‎Dita e Gjykimit, ndër të tjera, quhet edhe ‘Jevmut-Tegabun’ – ‘Dita e vetëmashtrimit.’‎

Për këtë arsye, le të mendojmë mirë për fatkeqësinë më të madhe në Ditën e Gjykimit, dhe ‎mos të lejojmë që ibadetet dhe veprat tona të mira, të gjenden në peshoren e veprave të ‎mira të njerëzve të tjerë.‎

O Allahu i dashur, na i ruaj gjuhët tona nga përgojimi, nga bartja e fjalëve të huaja, nga ‎shpifjet, nga ofendimi i njerëzve të tjerë, nga gënjeshtra, dhe na regjistro në mesin e ‎robërve Tu të ndershëm, si dhe na bëj që libri i veprave tona të jetë në Il-lijun, që është Libri ‎të cilin e vëzhgojnë të afërmit (melekët) e Allahut. Amin!

Përkthim: Miftar Ajdini