Për një martesë të lumtur duhet dashuri e sinqertë!

697

Për një martesë të lumtur dhe të suksesshme është e nevojshme një DASHURI  E SINQERTË! Asgjë tjetër!

Sapo dashuria të dobësohet apo të largohet është normale të priten probleme dhe mosmarrëveshje. Nga cili bashkëshortë fillojnë problemet, dihet se tek ai është zbehur dashuria.

Kështu është tek të gjithë njerëzit në botë. Gjithçka tjetër është muhabet i kotë. Feja, tradita, zakonet, modernizmi, pasuria, bukuria dhe të ngjashme nuk kanë lidhje me martesën e lumtur. Vetëm dashuria e cila gjithsesi do të jetë shkak i  mirëkuptimit dhe vëmendjes ndaj njëri tjetrit.

Sa e sa ateist kanë një martesë të mrekullueshme që duhet të merret shembull. Nga ana tjetër sa e sa çifte, besimtar, praktikant të fesë, ndërsa martesën e kanë katastrofë. Sa e sa çifte të pasurish ka që jetojnë në martesa ta palumtur me plotë probleme.

Ndërsa në anën tjetër ka plot çifte që jetojnë shumë modest, ndërsa kanë një martesë të mrekullueshme me plotë dashuri dhe besnikëri. Sa e sa çifte kemi që njëri nga bashkëshortët është i sëmurë, mirëpo jetojnë shumë të lumtur. Në anën tjetër kemi çifte të bukur, të shëndetshëm me reputacion, por martesën e kanë katastrofë.

Kur në martesë,  ekziston dashuria e sinqertë, atëherë do të kemi mirëkuptim,  respekt, ndihmë mes njëri tjetrit dhe lumturi. Nëse nuk ekziston dashuria, është e kotë, një martesë e tillë zori (për shkak të familjes, fëmijëve, nderit, turpit..) është e dënuar për të dështuar.

Përktheu: A. D. Islampress