Disa njerëz, kur i pyesni pse nuk falen, japin një përgjigje shumë qesharake: “Nuk kam kohë.” Shikojeni këtë marrëzi! Për gjithçka ka kohë, por për diçka që është qëllimi i krijimit tonë, për namazin, nuk ka kohë! Kush do ta besojë këtë?
Një ditë po udhëtoja me një taksi. Vëllai im 10-vjeçar, u ul përpara dhe filloi të bisedonte me shoferin. Në një moment filloi biseda për namazin. Shoferi tha: “Unë nuk falem.” Me sinqeritetin fëmijëror, vëllai im e pyeti: “A nuk po mund të gjeni kohë?” Mirëpo, njeriu ishte shumë i sinqertë: “Nuk bëhet fjalë për këtë, o bir. Përtacia dhe neglizhenca.” Pas këtyre fjalëve, deshëm apo nuk deshëm, ne u qeshem. Shoferi e tha të vërtetën e pastër pa ekuivoke.
Sapo të dëshirohet falja e namazit, nuk mund të paraqitet problemi i mungesës së kohës dhe arsye të ngjashme.
Më thoni, a nuk është Allahu Ai që e krijoi kohën dhe i Cili na dha neve në dispozicion? Allahu na krijon neve, na nënrendit gjithçka, na e urdhëron namazin, kurse ne ngrihemi e themi:
“O Zot, do të isha falur, por nuk kam kohë!” Sa e çuditshme, apo jo?
Zoti ynë na ka dhënë një jetë të gjatë. Nga ne kërkon që nga 24 orë në ditë, ta ndajmë një orë për namaz. Ai është kaq i dhembshëm dhe i mëshirshëm që, edhe nëse do t’i kalonim 24 orë në ibadet, ne nuk do të mund ta falënderonim, megjithatë, Ai nga ne kërkon vetëm një orë.
Nëse një person i pasur do t’ju dhuronte 24 monedha ari, dhe pastaj t’ua kërkojë një monedhë me premtimin: “Nëse ma jep një monedhë, pas një kohe unë do ta japë një thes plot me monedha ari, ndërsa, nëse nuk ma japësh, unë do të dërgoj ty në burg”A do ta refuzonit këtë ofertë? Kurrë! Atëherë, si mund t’ia kthejmë shpinën namazit?
Burimi: Nedim Botiq; Akos.ba
Përkthim: Miftar Ajdini