- Të mos vonohemi pa ndonjë arsye në asnjë detyrë;
- Të mos shqetësojmë askënd me veprimet tona;
- Qëllim primar ta kemi shpëtimin e vetes dhe familjes nga harami; dhe jo me çdo kusht të përpiqemi për rritjen e pasurisë dhe ngritjen e standardit;
- Të mos e teprojmë me punë; dhe
- Të mos mendojmë se risku është vetëm nga puna jonë, por nga All-llahu i Madhërishëm.
Ebul- Lejs es-Samerkandi, autori veprës “Tenbihu-l-gafilin” rekomandon edhe pikat e mëposhtme:
- Në veprimtari dhe biznes nuk lejohet mashtrimi dhe padrejtësia;
- Nuk lejohet peshimi i rrejshëm;
- Gjatë shitblerjes nuk lejohet betimi i rrejshëm;
- Nuk duhet përvetësuar gjërat e huaja;
- Nuk duhet të dëmtohet askush;
- Nuk duhet mbingarkuar dhe keqtrajtuar bagëtitë.
Mirëmbajtja e vetes dhe familjes me fitim hallall, është gjëja më e mirë dhe më e bukur dhe paraqet themelin e çdo hajri dhe përparimi.
Autor: Derviš Spahić (El ahlaku ve-t-takva)
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]