Pyetja është ilaç për injorancën!

880

Pejgamberi (savs), ka thënë:

“Me të vërtetë pyetja është ilaç për injorancën.”(Imam Ahmedi)

Imam Ibn Ethiri vëren se Pejgamberi (savs), këtu e ka përdorur fjalën “ilaç”, që do të thotë, se injoranca është sëmundje të cilën duhet shëruar.

Imam Shatibi e ka sqaruar duke thënë: “Shërojeni injorancën si mjeku, jo në kuptimin e shërimit të pacientit, por që të mos vdes nga helmimi, apo të sëmuret nga neglizhimi.”

Është e rëndësishme që mësuesit dhe ata që japin mësim të jenë të vëmendshëm, të arritshëm, të durueshëm, të zhytur në mendime dhe të investojnë në arsimim, sepse arsimimi është mjekim.

Ky ilaç është kaq i rëndësishëm pasi që Allahu i Plotfuqishëm, qysh në fazat e hershme të Islamit e urdhëroi Pejgamberin (savs): “Mos e refuzo atë që pyet (kërkon)!”(ed-Duha, 10), pasi që shtruarja e pyetjeve ishte çështje kyçe për përparimin dhe zhvillimin e sahabëve (r.a.), të fesë së tyre dhe të zbatimit të saj në praktikë.

Edukatorët fetarë duhet ta kuptojnë se ata janë kujdestarë që i trajtojnë njerëzit dhe i shërojnë nga dyshimi dhe shqetësimi. Arsimimi në kuptimin pejgamberik duhet të jetë vetëmohues, i pastër nga egoizmi, i mbushur me durim, dashamirësi, falje dhe vendosmëri. /Akos.ba/

Përkthim: Miftar Ajdini