Transmetohet se Abdullah ibn Muhajriz, një nga dijetarët e kohës së tabiiinëve shkoi në duqan për të blerë rroba. Një nga myshterit aty e njohu dhe i tha shitësit: “Ky është Ibn Muhajriz, fekihu dhe evlija i yni, andaj trajtoje mirë (shitja rrobat me çmim të mirë).
Ibn Muhajriz u zëmërua dhe i hodhi rrobat nga dora e tha: “Ne blejmë gjërat me parat tona, jo me fenë tonë!”
Në një rast Ibrahim Et’hemi kaloi pranë një djaloshi që shiste fiq dhe i tha: “O djalosh, më shit pak nga këto fiq.”
Djaloshi hezitoi të shes duke pritur ndonjë blerës më të pasur dhe nuk i shiti, ndërsa Ibrahim Et’hemi vazhdoi rrugën. Atëherë një njeri i tha djaloshit: “Shitja fikun, a nuk e di se ai është Ibrahim Et’hemi, dijetari i Shamit.
Duke dëgjuar se për kë bëhet fjalë, djaloshi u nis drejt Ibrahim Ibn Et’hemit dhe kur arriti i tha: “Ju lutem, merrni fikun sipas çmimit që ju e doni.”
Ibrahimi ibn Et’hemi i tha: “Biri im, ne nuk i blejmë fiqtë me fenë tonë. (La neshteri et-tin bid-din).”
Nga këto shembuj shohim se dijetarët musliman kanë pasur kujdes në çdo situatë dhe cdo veprim, duke u frikësuar që mos keqpërdorin dijen dhe famën e tyre tek njerëzi për interesat e tyre, sepse e dinin se me këtë e nënçmojnë fenë por edhe dinjitetin e tyre.
E si mos të jetë kështu kur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush kërkon dije për tu lavdëruar para njerëzve, ose për të debatuar me injorantët, apo për të pasur vëmendjen e njerëzve, le ta përgatis veten për në zjarr. (Ibn Maxhe).
Saff.ba
Përktheu: A. D. Islampress