Nata e parë e bekuar muajit Rexheb është Nata e Regaibit, ajo fillon natën e xhumasë së parë (03.02.2022) të këtij muaji të bekuar, ndërsa muslimanët e shënojnë me lutje, pendim dhe ibadet.
Besimtarët i gëzohen netëve të bekuara, sepse njeriu i vetëdijshëm për Zotin – para se ti ngrejë sytë drejtë qiellit ai së pari shikon veten. Netët e bekuara janë një inkurajim shtesë që besimtarët lutjet dhe dëshirat e tyre të forta t’ia dorëzojnë Mbështetësit të Përjetshëm – Zotit të botëve.
Andaj kjo natë e bekuar është një rast që ne të rishqyrtojmë qëllimet, dëshirat dhe vizionin tonë për të ardhmen. Kemi hyrë në ditët dhe netët e bekuara të tre muajve andaj të shfrytëzojmë këto fllade hynore për të fituar mëshirën e Zotit dhe për tu bërë njerëz më të mirë.
Na qoftë për hajr Nata e Regaibit, Zoti na i pranoftë lutjet tona.
A. D. Islampress