Pendimi i sinqertë hap të gjitha dyert e jetës

833

Shpesh në jetë ndodh që gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Ndjeni se të gjitha dyert u janë mbyllur. Kërkoni punë, por pa sukses, kërkoni shpirtin binjak, nuk gjendet, kërkoni dalje nga sprova e sëmundjes edhe ajo nuk ec, kërkoni shtimin e nafakës, assesi të shtohet….

Duhet të dimë se të gjitha dyert e suksesit  pa marrë parasysh sferën e jetës, i hap Allahu. I hap me Mëshirën dhe Drejtësinë e Tij.

Çfarë të bëjmë që dyert e mëshirës së Zotit të na hapen?

Le të marrim një shembull që e transmeton Ibn Kajim El-Xhevzi r.h.

“Një nga miqtë e mi duke ecur rrugës kaloi pranë një shtëpie nga e cila nëna nxori djalin e saj jashtë shtëpisë për shkak se ishte i padëgjueshëm.  Djaloshi shkoi më larg shtëpisë së tij, shikoi majtas djathtas dhe kur e pa se nuk ka nga ia mba, u kthye tek shtëpia e tij dhe vendosi kokën në pragun e shtëpisë ku aty edhe e zu gjumi.

Pas një kohe, nëna hapi derën e shtëpisë dhe gjeti djalin e saj duke fjetur në pragun e shtëpisë. E mori në krah e përqafoi duke ia falur gabimin e bërë. Hyri me djaloshin në shtëpi dhe mbylli derën.

Mendoni pak, nëse ne,  mëkatarët  kështu do të qanim dhe të përulur do të qëndronim para dyerve të pendimit dhe mëshirës së Zotit. Allahu i Madhërishëm është më i mëshirshëm se nënat tona. 

Nëse këtë do ta bënim me sinqeritet dhe përulësi, Allahu i Madhërishëm do ti na i hapte dyert  e mëshirës së tij dhe pastaj do të na hapeshin të gjitha dyert e jetës para së cilave qëndrojmë me vite dhe ata duken të mbyllura.

Kthimi tek Zoti me pendim është hapi i parë drejtë hapjes ë dyerve të mbyllura!

Çka presim???

Allahu i Madhërishëm moti na ka porositur: “Begatitë, që Allahu ua jep njerëzve nga mëshira e Tij, nuk mund t’i pengojë askush, ndërsa atë, që Ai e pengon, askush nuk mund ta japë veç Tij; Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.  O njerëz! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju! A ka ndonjë krijues, veç Allahut, i cili ju furnizon nga qielli dhe Toka? S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij. Atëherë, si po largoheni ju?” (Fatir, 2-3)

Saudin Cokoja

Përktheu:  A.  D.     Islampress