Si të kemi zemra të pastra?

705

Një nga mënyrat dhe format e pastrimi të zemrës dhe shpirtit, është salavati ndaj Pejgamberit a.s.

Urtësi e madhe, pastërti, qetësi dhe shërim është salavati ndaj pejgamberit a.s.

Pikërisht për shkak të mirësive të mëdha që ka salavati ndaj pejgamberit a.s., dijetarët thonë se kjo është një metodë e bekuar e urdhëruar nga i Mëshirshmi dhe është një mënyrë e pastrimit të zemrës nga cilësitë negative siç janë: urrejtja, zilia, lakmia, apo është një ilaç për çrregullimet psikike siç janë: imagjinata, frika, pagjumësia dhe të ngjashme.

Si dhe në cilën mënyrë pastrohen zemrat nëpërmjet salavatit mbi Pejgamberin a.s.?

Përgjigjja është e qartë, nëse pak më mirë analizojmë ajetet dhe hadithet që flasin për këtë temë. Me këtë rast do të marrim vetëm një hadith të Muhamedit a.s.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Kush dërgon një salavat mbi mua, Allahu do të lëshojë dhjetë mëshira për të!”

Çka do të thotë kjo?

Begati e Zotit në sasi marramendëse, për çdo salavat që dërgon mbi pejgamberin a.s.s Allahu dhuron dhjetë mëshira mbi ty, lëshon në zemrën dhe shpirtin tënd. Mëshira e Zotit mbi ty, do të thotë se Allahu i Madhërishëm nga zemra jote do të largojë pakujdesinë, gafletin, ankthin dhe do të bëj që të jesh i kënaqur.

Dijetarët thonë se nëse donë  ta pastrosh zemrën dhe shpirtin, ti ke nevojë për salavatin ndaj Pejgamberit a.s., respektivisht, shpirti tënd i duhen salavatet e Zotit mbi ty!

Përktheu: A. D. Islampress