Në një rast, Abdullah ibn Mesudi (r.a.), i tha një njeriu:
Ti po jeton në një kohë në të cilën:
– Ka pak këndues të Kuranit (njohës të rregullave të texhvidit), por ka shumë dijetarë të mirëfilltë të cilët i respektojnë kufijtë kuranorë dhe veprojnë sipas tyre.
– Ka pak prej atyre që lypin dhe kërkojnë ndihmë, por ka shumë nga ata që japin.
Ti po jeton në një kohë në të cilën:
– Namazet zgjaten, ndërsa hutbet shkurtohen, dhe në të cilën:
– Veprat e njerëzve janë përpara dëshirave të tyre.
Por njerëzve do tu vjen një kohë e tillë, në të cilën:
– Do të ketë shumë njohës të këndimit të Kuranit, por do të ketë pak dijetarë të mirëfilltë të cilët do t’i respektojnë kufijtë kuranorë dhe do të veprojnë sipas tyre.
– Do të ketë shumë prej atyre që lypin, por pak prej atyre që japin.
Në atë kohë:- Njerëzit do t’i shkurtojnë namazet, ndërsa do t’i zgjasin hutbet dhe do t’i vendosin dëshirat e tyre përpara veprave të tyre.”
Përkthim: Miftar Ajdini