Bedri – Simbol i  fitores ndaj vetes dhe tjerëve

698

Lufta e bedrit simbolizon luftën mes  fesë dhe kufrit, të vërtetës dhe gënjeshtrës, kualitetit dhe kuantitetit si dhe luftën mes fuqisë reale dhe asaj fiktive. Bedri është dëshmia më e madhe se me një bindje të fuqishme në Atë që zgjedh gjitha problemet – me bindje të fuqishme në atë që sjell fitoret,  mund të arrihen rezultate të papritura dhe të mundësh edhe armikun shumë më të përgatitur dhe më të fuqishëm se ti.

Ramazani nuk është vetëm muaji i agjërimit dhe ibadetit. Ai është edhe muaji i fitoreve. Para se gjithash, fitores ndaj vetes sonë – egos, pastaj edhe muaji  i fitores mbi tjerët. Allahu i Madhërishëm thotë: “Allahu ju ndihmoi në Bedr, kur ju ishit të paktë në numër dhe të pafuqishëm, andaj frikësojuni Allahut, për të qenë falënderues!”.

Pas 13 viteve luftë me veten, tejkalimit të pengesave dhe sprovave  më të rënda, durimit të torturave të ndryshme, vjen edhe ëmbëlsia e ramazanit, por me ëmbëlsinë e ramazanit vjen edhe ëmbëlsia e fitores së parë.

Megjithatë, deri tek kjo fitore nuk mund të arrihej, derisa nuk u arrit fitorja në sferën e shpirtit njerëzorë dhe në planin e jetës reale. Kur nefsi çliron veten, pra çliron veten nga dëshirat dhe pasionet e tij, çlirohet nga fëlliqësirat, urrejtjet, nga prangat dhe zinxhirët, dhe kur shpejton drejtë hijes së mëshirës dhe faljes së Zotit dhe Atij i dorëzohet, atëherë ai çlirohet  nga çdo barrë dhe mashtrim dhe siç thotë Sejiid Kutb, atëherë vjen deri te fitorja: fitorja e vërtetë.

Pra, fitorja në bedr duhej të ndodhte pas kaq mundi, lodhje, pune, edukimit të vetes, shpirtit dhe trupit, dhe pikërisht në muajin e bekuar të Ramazanit. Pra, në muajin e mëshirës, bamirësisë, në muajin ku shpirti çlirohet nga gjitha prangat që nuk e lejojnë një fluturim aq  të mrekullueshëm  dhe një goditje aq të fortë.

“Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e Allahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha”! All-llahu është me durimtarët. (Bekare. 249)

 E atë (ndihmë) Allahu nuk e bëri për tjetër por vetëm për t’iu gëzuar dhe me të të qetësojë zemrat tuaja, përndryshe ndihma vjen vetëm prej Allahut, ngadhënjyesit, të urtit. (Ali ‘Imran, 126).

Përktheu: A. D. Islampress