Le të kthehemi tek arabët e kohës së re, të cilët kërkojnë krenari pa fenë Islame, të cilët mbështesin lënien pas dore të dispozitave e obligimeve të saj. E ajo që dihet mirë është se, kur feja Islame të jetë krenare bëhen krenarë edhe arabët e, në qoftë se sundon ajo, sundon edhe gjuha e letërsia e tyre.
Megjithatë, ajo që është për t’u habitur në rrugën e tyre, është se ato bëhen nacionalistë të arabizmit dhe mohojnë zotërinë e vetëm e të lavdishëm, të cilin Zoti e zgjodhi mes tyre, ku me të i vuri kurorën e mbretërisë të parëve e të fundit të mbretërve, e dërgoi me vulën e feve dhe me Mesazhin më të çmuar. A mundet që ndonjë arab ta urrejë Muhamedin a.s, i cili është nderi e krenaria e tyre!?
Pastaj, si mund të jetë arab ai që nënvlerëson gjuhën arabe, e preferon para saj gjuhë të tjera? E vërteta thotë se ndjenja nacionaliste këtu është perde e hapur e lëvizjeve shkatërruese, me të cilën kërkohet vetëm goditja e fesë Islame dhe shkulja e themeleve të fesë në vendet islame. Mund të themi se, kjo lëvizje fatkeqe është kryqëzatë e krishterë e suksesshme në kohën e re!!
Në të kaluarën arabët ishin fanatikë për veten e tyre, por çfarë përfituan nga ky fanatizëm nacionalist? Humbën veten dhe shpalljen e tyre, si rrjedhim i këtij fanatizmi të verbër, arabët u fshehën nga betejat vendimtare të Islamit, qofshin luftarake, politike apo kulturore. Kjo është ajo që kanë për qëllim?
Në qoftë se tani kërkohet të jenë fanatikë të arabizmit dhe zgjimit të një progresi mbi themelet e tij, a duhet të marrim shembull nga populli i Adit dhe i Themudit? Apo nga Imrul Kajs e Turfete ibn-ul Abd? Dhe, a to të jetë mohimi ynë për fenë Islame e të Dërguarin e saj tërësisht apo pjesërisht? Kush do të jetë këshilltari ynë në këtë caktim, rusi, apo amerikani?
Shpresoj që të mbarojë kjo tragjedi, ose kjo komedi! Të shikoj të krijuar një këshillë nga të gjitha racat e kombet, të cilët kanë përqafuar fenë Islame, prej arabëve, turqve, indianëve, persianëve, indonezianëve, afrikanëve etj, që të shuhet dallimi racor në qenien islamikë të përbashkët, që të shembet çdo çarje xhahile.
Gjithashtu, mundet ripërtëritja e asaj që u dobësua nga lidhjet e vjetra, ashtu siç mundet bashkëpunimi në konferenca e tregje të përbashkët për t’i përballuar të ardhmes të mbushur me vështirësi e urrejtje. Le ta dinë arabët mirë se, ata përpara çdo kujt tjetër, do gëlltiten në ditën që do të lënë fenë Islame e të thyejnë besën e Zotit e të Dërguarit të Tij.
(Shkëputje nga libri “Probleme në rrugën e jetës Islame”, pa vit botimi, fq. 75-76)
Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Lavdrim Hamja
Përgatiti: Islampress