Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin.
Gjatë bisedës telefonike, dy liderët kanë diskutuar zhvillimet në Siri dhe Libi dhe marrëdhëniet dypalëshe, njoftoi Zyra e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë.
Presidenti Erdoğan është shprehur se shkelja e armëpushimit nga ana e regjimit sirian në Idlib i hap rrugën një krize të madhe humanitare dhe dëmton përpjekjet për zgjidhje në Siri, ndërsa po ashtu është shndërruar në një kërcënim serioz edhe për sigurinë kombëtare të Turqisë.
(AA)