Si e pranuan Islamin banorët e Samerkandit?

772

Çlirimi i  Samerkandit është një nga ngjarjet më interesante në të gjithë historinë botërore.

Ai që e mori qytetin, Kutejbe, banorëve të qytetit nuk u ofroi asnjërin nga opsionet e fesë islame, t’i ftojnë njerëzit ta pranojnë islamin ose të pajtohen të paguajnë xhizjen, tatimin. Për një gjë të këtillë u ankuan banorët e qytetit të Semerkandit.  Dijetari i mirënjohur, Ali Tantavi, ka një tregim interesant në lidhje me këtë:

Djaloshi që ndihmonte kadiun thërret: Kutejbe, duke mos e thirrur me ndonje titull. Atëherë Kutejbe me priftin kryesor të Samarkandit hyjnë tek kadiu, ndërsa ai i pyet: “Cilat janë ankesat tua o prift?

Ai tha: “Kutejbe na sulmoi me ushtrinë e tij dhe para kësaj nuk na ftoi ta pranojmë Islamin, as nuk na mundësoi të mendojmë për këtë.

Kadiu iu kthye Kutejbes dhe i tha: “Kutejbe, çfarë thua ti për këto akuza?

Kutejbe u përgjigj: “Lufta është kurth, ndarsa qyteti është i madh dhe shumë i rëndësishëm. Gjithë vendet për rreth as nuk e paguan xhizjen as nuk e pranuan Islamin, por na kundërshtuan neve.

Kadiu e pyeti përsëri: “Kutejbe, a u ofrove të pranojnë Islamin, të paguajnë xhizje apo të ballafaqohen me ju?

Kutejbe u përgjigj: “Jo, i sulmuam dhe ndodhi ashtu siç tha edhe prifti.

Kadiu i tha: “Kutejbe ti e pranon, ndërsa kur i akuzuari e pranon mbaron gjykimi. Allahu i Madhërishëm e ngriti këtë Ummet për shkak të kësaj feje, largimit nga mashtrimet dhe vendosjes se drejtësisë. Pastaj kadiu shpall vendimin: “Të gjithë muslimanët, administrata, ushtria, burrat, gratë dhe fëmijët ta lëshojnë Samerkandin. Duhet t’i lënë shtëpitë dhe duqanet e tyre dhe të dalin jashtë qytetit.”

Priftirinjtë nuk mund të besonin për atë se çfarë dëgjuan, pa asnjë argument shtesë, kurse në gjykatë nuk ishte askush tjetër përveç kadiut, djaloshit që i ndihmonte, Kutejbes dhe priftit.

Menjëherë pas kësaj, në qytet filluan bisedat, njerëzit filluan të dalin nga shtëpitë dhe vendimi filloi të zbatohej,  dhe disa orë më vonë rrugicat e qytetit ishin të zbrazura nga muslimanët.

Pak më vonë, banorët e qytetit në krye me priftërinjtë e tyre shkuan drejt kampit të ushtrisë muslimane dhe me zë thonin shehadetin duke pranuar Islamin dhe duke ia dorëzuar qytetin Kutejbes.