Gjermania kërkon zgjidhje dyshtetërore për Izraelin dhe Palestinën

523

Kancelarja gjermane Angela Merkel riafirmoi sot mbështetjen e Gjermanisë për një zgjidhje të negociuar dyshtetërore për konfliktin izraelito-palestinez.

“Një zgjidhje politike duhet të arrihet”, tha Merkel në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Berlin.

“Sipas mendimit tonë, kjo mund të jetë e mundur vetëm përmes një zgjidhjeje dyshtetërore të negociuar midis palëve në konflikt, e cila merr parasysh parametrat e dakorduar ndërkombëtarisht”, shtoi ajo.

Merkel nënvizoi se arritja e kësaj do të ishte “një proces i gjatë dhe i vështirë”, por do të siguronte që izraelitët dhe palestinezët të jetojnë së bashku në paqe dhe siguri.

Kancelarja u zotua gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë projektet e zhvillimit ekonomik në territoret palestineze.

Nga ana tjetër, Abbas vlerësoi Gjermaninë për theksin e saj mbi të drejtën ndërkombëtare dhe mbështetjen e saj për një marrëveshje politike bazuar në zgjidhjen dyshtetërore.

“Ne jemi të gatshëm të kthehemi në tryezën e bisedimeve”, theksoi ai.

Abbas kritikoi gjithashtu miratimin e vendbanime të reja ilegale në Bregun Perëndimor të pushtuar nga ana e Izraelit, duke theksuar se ato dëmtojnë rëndë zgjidhjen me dy shtete.

E drejta ndërkombëtare i cilëson Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të pushtuara” dhe i konsideron të gjitha aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve hebreje në këto rajone si të paligjshme.

AA