Asambleja e Përgjithshme e KB: Më shumë se 30 vende e dënuan Kinën për “represionet e tmerrshme” ndaj muslimanëve Ujgur

728

SHBA udhëhiqnin më shumë se 30 vende që e dënuan Kinën për “shtypjen e tmerrshme” të muslimanëve në provincën perëndimore të Xinjiang në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB.

Duke theksuar mizoritë kundër Ujgurëve etnikë dhe muslimanëve të tjerë në Kinë, Zëvendës Sekretari i SHBA, Xhon Salivan tha se KB dhe anëtarët e saj kanë “përgjegjësi të përbashkët për ta ngritur zërin e protestës pasi të mbijetuarit përballen me tmerret e shtypjes së shtetit kinez”, transmeton Hina.

Salivan tha se anëtarët e KB duhet të sigurojnë krijimin e një organi global për t’i mbikëqyr nga afër abuzimet e të drejtave të njeriut në Kinë, dhe shtoi se duhet të kërkohet qasje “urgjente” të Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Xinjiang.

Salivan tha se për këtë ngjarje janë organizuar protesta në SHBA, Kanada, Gjermani, Holandë dhe Mbretëria e Bashkuar, ku morën pjesë më shumë se 30 vende të KB, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe më shumë se 20 organizata joqeveritare, si dhe viktimat Ujgur.

“Ju bëjmë thirrje edhe të tjerëve t’u bashkohen përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund fushatës së tmerrshme të represioneve në Kinë. Historia do ta gjykojë bashkësinë ndërkombëtare si është përgjigjur për sulmet e tilla ndaj të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”, tha Salivan.

Video: Incizime sekrete të represioneve ndaj muslimanëve Ujgur, në Kinë

Paola Pampaloni, përfaqësuese e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme tha se BE është “e shqetësuar” nga situata dhe bëri thirrje për hyrje të lirë në Xinjiang.

“Ne jemi të shqetësuar për informacionet rreth abuzimit dhe torturave. Kina gjithmonë na fton në kampet e tyre me kushtet e tyre, kështu që ne aktualisht jemi duke negociuar hyrjen e lirë”, tha Pampaloni.

[Islampress.ch]