Shteti Palestinez

1956

Përgatiti: Lutfi Muaremi

Palestina është një shtet që gjendet në Levant, Azinë perëndimore që kufizohet me Sirinë, Libanin, Jordanin dhe Egjiptin. Aktualisht është i okupuar nga shteti i Izraelit, shteti hebre i themeluar nga sionistët në vitin 1948.

Çfarë është sionizmi?

Sionizmi është një ideologji raciste koloniale që e mbron shtetin hebre të ndërtuar në tokën palestineze. Sionizmi në thelb si ideologji është ideologji anti-palestineze, sepse është i realizueshëm vetëm përmes spastrimit etnik dhe çrrënjosjes së vazhdueshme të popullit palestinez.

Që të ekzistojë shteti hebre, nuk duhet të ketë shumicë demografike palestineze; kjo do të thotë që palestinezëve kurrë nuk do t’u jepet e drejta e kthimit. Përkundër asaj që pretendojnë sionistët, palestinezët kurrë nuk do të kenë barazi të plotë nën shtetin e Izraelit – çlirimi është zgjidhja e vetme për paqen.

Që të kuptohet kjo tezë më mirë, rekomandojë leximin e themeluesve sionist, Theodor Herzl, Ze’ev Jabotinsky, David ben-Gurion, dhe shumë të tjerë. Ata pranojnë dhe flasin për natyrën koloniale të sionizmit dhe nevojën për pastrimin etnik të palestinezëve në mënyrë që ai shtetet kolonizator të jetë i suksesshëm.

A është antisemit, anti-sionizmi?

Jo. Anti-sionizmi qëndrim i pothuajse çdo palestinezi dhe nga njerëzve të tjerë që janë kundër sionizmit në mbështetje dhe solidaritet me popullin palestinez. Ndërsa disa anti-sionistë mund të jenë antisemitikë (ashtu siç disa sionistë mund të jenë anti-semit), por qëndrimi në vetvete nuk është i tillë. Gjithashtu nuk është antisemitike ta kritikosh politikën izraelite. Qëndrimet të tilla mund të shihen edhe në faqen Youtube apo shkrimet e shumta në këtë drejtim, referencat mund të shihen në fund të tekstit.

Ilan Pappé, një historian anti-sionist hebre, hollësisht e shpjegon pse anti-sionizmi nuk është antisemitizëm. Vetëm për informacion, Ilan Pappé është hebre i lindur në Haifa. Për momentin vepron si profesor universitar në Exeter, në Mbretërinë e Bashkuar.

A ka ndonjë vend në botë që është kaq shumë i kritikuar si Izraeli?! Studimet vazhdimisht dëshmojnë se Izraeli është një nga nacionalitetet më të papëlqyeshëm në botë. Por sa prej kësaj ka të bëjë me shqetësimin e vërtetë për veprimet e Izraelit dhe sa është në të vërtetë vetëm mbulesë për urrejtjen shekullore të hebrenjve?

Mehdi Hasan i The Intercept dhe historiani izraelit Ilan Pappé debatojnë ballë për ballë me kolumnisten e Times Melanie Phillips dhe ish-anëtarin Knesetit Izraelit, Einat Wilf në këtë debat të zgjatur nga qershori 2019 [https://www.youtube.com/watch?v=K1VTt_THL4A&t=879s].

Ajo që lirisht mund për politikën izraelite është se ata janë kundër çdo palestinezi dhe aleati që ngre zërin për mbrojtjen e të drejtave të popullit palestinez.  

Cilat janë dy ‘zgjidhjet’?

Sot, kryesisht flitet për dy zgjidhje në “konfliktin” Izrael-Palestinë – zgjidhja me dy shtete dhe zgjidhja me një shtet.

Zgjidhje me dy shtete

Zgjidhja e dy shteteve pretendon që të dy, Izraeli dhe Palestina të ekzistojnë së bashku me njëri-tjetrin. Megjithatë, kjo zgjidhje nuk është me të vërtetë një zgjidhje sepse është akoma sioniste dhe Izraeli kurrë nuk ka treguar interes për të lejuar të ekzistojë shteti palestinez. Palestinezët për çdo ditë humbasin gjithnjë e më shumë tokë, madje edhe sikur të bëhej realitet zgjidhja me dy shtete, palestinezët do të ishin akoma në situatë të pafavorshme dhe në kërcënim të vazhdueshëm.

Zgjidhje me një shtet

Zgjidhja me një shtet, qoftë shtet palestinez, ose shtet i plotë izraelit. Megjithatë, një zgjidhje me një shtet nën qeverinë izraelite në thelb do të thoshte ferr për popullin Palestinez sepse ata do të ishin plotësisht nën pushtetin Izraelit në çdo mënyrë të imagjinueshme.

Shteti Palestinez nënkupton çlirimin palestinez dhe shkatërrimin e plotë të shtetit të Izraelit. Kjo mënyrë është e vetmja mënyrë e drejt; sepse vetëm kështu arabët edhe hebrenjtë mund të bashkëjetojnë, vetëm në këtë mënyrë mund të jemi të sigurt se pala palestineze nuk do të shkel të drejtat e palëve tjera.

Kjo zgjidhje do të ishte ideale, sepse palestinezët dhe në kaluarën e tyre kur ishin me shumicë absolute, kanë dëshmuar në mënyrë praktike rregullin dhe respektin e përkatësive të tjera nacionale dhe fetare.

Rekomandoj të lexoni:

— Palestine: a four thousand year history by Nur Masalha
— The ethnic cleansing of Palestine by Ilan Pappé
— The question of Palestine by Edward Said
— The hundred years’ war on Palestine by Rashid Khalidi
— Ten myths about Israel by Ilan Pappé
— Palestinian identity by Rashid Khalidi
— The origins of Palestinian nationalism by Muhammad Muslih
— Justice for some by Noura Erakat
— The Palestine nakba by Nur Masalha

Photo credit: Mohammad Juber