Dijetarët muslimanë botëror të ndarë në pesë organizata islame

2690

Me shuarjen e Hilafetit, më 1924, bota islame, edhe pse e ndarë dhe e përçarë, mbeti pa një institucion ndërkombëtar. Pas Luftës së Dytë Botërore, shtet muslimane filluan procesin e gjatë për të arritur te çlirimi dhe pavarësia nga kolonitë e huaja.

Me gjithë arritjen e krijimit të shteteve të pavarura, përsëri muslimanët nuk patën mundësi të bëhen bashkë. Sot, kur po i afrohemi edhe njëqind vjetorit të shpërbërjes së Hilafetit, nuk mund të themi se muslimanët ecin në rrugën e bashkimit të tyre, madje as edhe dijetarët e tyre.

Se vetë dijetarët muslimanë janë faktor për mos bashkim, flet fakti i ekzistimit të më shumë organizatave botërore të tyre. Vetëm në 5-6 vitet e fundit janë shtuar, prej dy sa ishin më parë, edhe tri organizata të tjera të dijetarëve muslimanë.

Na vazhdim, ja pesë organizatat më të njohura botërore të dijetarëve muslimanë:

1 – Liga Botërore Islame (Rabita el-alem el-islamijj/Muslim World League), e themeluar në vitin 1962, me seli në Mekke të Arabisë Saudite.

2 – Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë (El-ittihad el-alemijj li-ulema’ el-muslimin/International Union of Muslim Scholars), i themeluar në vitin 2004, me seli në Doha të Katarit.

3 – Asociacioni i Dijetarëve Muslimanë (Rabita ulema’ el-muslimin/Muslim Scholars Association), i themeluar në vitin 2010, me seli në Kuvajt.

4 – Akademia e Urtarëve Muslimanë (Medžlis hukama’ el-muslimin/Muslim Council of Elders), e themeluar në vitin 2014, me seli në Abu Dabi, Emirat e Bashkuara Arabe.

5 – Liga e dijetarëve të Ehli-Sunnetit (Rabita ulema’ ehl es-sunne), e themeluar në vitin 2015, me seli në Stamboll, Turqi.

Përgatiti: Islampress.ch