Gjykata e parë e të drejtave njerëzore në Islam

1502

Shembullin që do ta japim nga gjykata e parë e të drejtave njerëzore është mësim edhe për botëkuptimin e drejtësisë të ditëve të sodit, të cilën edhe sot e kësaj dite e lexojmë me zell dhe e ofrojmë që edhe Ju vetë ta gjykoni.

Krahasimin e vlerësimit të shembullit të drejtësisë që do ta jap nga periudha e kalifit të Hz. Omerit r.a. periudha e lumtur me atë të tanishmen e lejë që ta gjykoni Ju.

Për këtë arsye në vitin e 17. të kalendarit të hixhrit Hz. Omeri r.a. e kishte parë të arsyeshme që ta zgjeroj Mesxhid-i Saadetin (xhaminë që mban emrin e të Dërguarit të Allahut s.a.). Duke i nacionalizuar tokat dhe shtëpitë që gjendeshin përreth Turbe-i Saadet (varrezës së të Dërguarit të Allahut s.a.s.) dëshironte që ta zgjeronte xhaminë që mbante emrin e Tij.

Për ta arritur këtë gjë a pronarëve të arave dhe të shtëpive përreth u ishin dhënë oferta, dhe të gjithë me një kënaqësi të madhe dhe pa hamendje pronat e tyre ia kishin shitur shtetit pa e ndryshuar aspak vlerën reale të pronës; mirëpo vetëm njëri prej tyre vazhdonte të insistonte për të mos ia dhënë shtetit pronën e tij. A e dini se kush ishte ai person? Hazreti Abbasi, ndaj të cilit gati se të gjithë kishin një simpati.

Abbasi r.a. i cili gjithashtu ishte edhe xhaxhai i të Dërguarit të Zotit s.a. nuk mendonte që ta shes pronën e tij. Kësaj radhe Kalifi personalisht u angazhua me këtë punë dhe vet ai shkoi që t’ia përsëris Hz. Abbasit r.a. ofertën:
-Ja Abbas, nuk e shoh të përshtatshme që në kuadër të xhamisë të të Dërguarit të Allahut t’ia shtoj një pjesë të pronës e marrë me fuqi. Nëse vlera e dhënë të duket e vogël, të të jap më shumë ashtu që të kompletohet kjo punë e hajrit, dhe faltorja (mesxhidi) e të Dërguarit të Allah’ut s.a.s. të arrij hapësirat e duhur për të përmbushur nevojat.

Përgjigjen që e dha Hz. Abbasi ishte për tu befasuar:

-Nëse prona është e imja, atëherë mallin tim nuk dua që ta jap, qoftë kjo për ta zgjeruar sipërfaqen e xhamisë, apo po ta rrisni edhe çmimin. Nëse do të ma merrni me fuqi, atëherë ajo është punë tjetër! Kalifi, Hz. Omeri r.a. këtë gjë nuk e bënte për veten e tij, por e bënte për interesa të banorëve. Kur bëhet fjalë për interesin e popullatës, atëherë edhe Hz. Abbasi ishte dashur që ta jap pronën e tij pa hamendje. Mirëpo ai insistonte të mos e jepte pronën. Zgjidhja e vetme ishte që t’i adresohen drejtësisë. Për këtë shkak Kalifi u detyrua që të shkoj dhe të aplikoj në gjykatë. Gjykatësi kryesor ishte juristi i famshëm i kohës Ubej bin Kab…

Pohimi i qeverisë ishte kjo:

– Ne si udhëheqësi Abbasit i ofruam një çmim më shumë se sa vlera normale e pronës së tij, ashtu që ai më nuk duhet të vazhdoj me kokëfortësinë, por duhet t’ia jap pronën xhamisë…

Kurse përgjigja e pronarit të pronës Abbasi r.a. ishte kështu:

– Nëse toka më takon mua, nëse unë jam pronar i pronës sime, qoftë të më ofrojnë një çmim më shumë se vlera e pronës, qoftë për t’ia shtuar sipërfaqes së xhamisë, unë pronën time nuk dua ta shes. Gjykata, duhet ta mbroj të drejtën time individuale kundrejt shtetit. Shteti nuk duhet që të ma marr pronën time me fuqi nëse unë nuk dua që ta bëj atë që e dëshiron shteti.

Pasi morri vlerësimet e të dyja palëve, Ubej bin Kav e tregoi vendimin e tij përfundimtar:

– Asnjëri nuk mund t’ia merr pasurinë tjetrit me fuqi, qoftë kjo edhe për të shtuar sipërfaqen e xhamisë, pa dëshirë të pronarit, prona askujt nuk mund t’i konfiskohet. Prona e Abbasit i takon Abbasit. Edhe Kalifi i shtetit nuk mund t’ia konfiskoj pronën apo pasurinë e një tjetri me fuqi!

Pas vendimit të gjykatës, Kalifi i madh i një shteti të fuqishëm detyrohet që të bëj një hap mbrapa. Nuk mundej të ndërhynte, patjetër e kishte që t’i përulet vendimit. Palët e dëshpëruar u nisën për te porta e daljes dhe në atë moment erdhi edhe një pyetje tjetër nga Abbasi r.a.:

– Ja Ubej! Tani më gjykata është përfunduar dhe vendimi është prerë apo jo? A jam tani i lirë të vendos vet për atë se a ta jap apo jo pronën time? Ai që padit nëse është bile edhe kryetari i shtetit, Kalifi Omer?

– Po, Abbas! Edhe nëse ai që e hap padinë është Kalif, asnjëri nuk mund t’ia merr pronën një tjetri me fuqi! Qoftë kjo edhe për nevojat e xhamisë! Vendimi është i prerë!

Pas kësaj bisede, vijnë fjalët e Hz. Abbasit r.a. që më vonë do të shkruhen në fletët e historisë:

– Atëherë, përdor rastin para gjykatës ku me të vërtetë sundon drejtësia të shprehem dhe të apeloj se pronën time që nuk mund të merrej nga dora ime edhe pse ofrohej një shumë më shumë se ç’ishte vlera e saj, nga ky moment e tutje me vullnetin tim të lirë shpreh dëshirë që t’i shtohet mesxhidit të të Dërguarit të Allahut s.a.s., edhe atë si një donacion prej meje! Prej tani e tutje, prona ime është nën urdhrin e kalifit. Kjo gjë le të dihet kështu dhe le të vendoset në atë mënyrë.

Gjykatësi Ubej bin Kab u befasua shumë.

– Ja Abbas! T’u ofrua një çmim më shumë se sa ishte vlera reale, por nuk e pranove që ta japësh pronën, mirëpo pasi e dëgjove vendimin e gjykatës, atë ia fale shtetit edhe atë falas. Pse u solle në këtë mënyrë? Përgjigja e Hz. Abbasit r.a. që më vonë do të kaloj në faqet e arta të historisë ishte shkurt dhe qartë:

– Këtë e bëra që e gjithë bota të dëgjoj dhe ta dijë vlerën që Islami i jep të drejtave të individit.

Pas këtij rasti të gjithë ndahen të gëzuar dhe në të njëjtën kohë duke menduar për mesazhin e fortë që e dha Hz. Abbasi r.a., e cila është përcjell deri në ditët tona, dhe që shërben si një mesazh për të gjithë ne.

Fatebiru ja ulil ebsar! Mendoni o Ju që posedoni mendje!

Ahmed Shahin