Duke filluar prej sot ka hyrë në fuqi vendimi i cili parandalon therjen e kafshëve pa i futur në gjumë paraprakisht në rajonin frankofon të Belgjikës, Valoni.
Nga sot do të zbatohet ndalesa e therjes së bagëtive të imëta dhe të trasha pa i futur në gjumë paraprakisht e cila është marrë në vitin 2017 nga parlamenti i Valonisë me arsye “që të mos ndiejnë dhimbje” kafshët.
Një vendim i ngjashëm është marrë edhe në fillim të vitit në rajonin flaman, por vetëm për bagëti të imta për shkak të infrastrukturës së pamjaftueshme teknike.
Komentohet si “kufizimi i lirive fetare”
Ndalesat të cilat janë sjellë kundër therjes së kafshëve pa i futur në gjumë paraprakisht, të cilat në besimin islam njihen si “hallall” si dhe tek ato hebre “kosher”, shkakton reagimin e madh të komuniteteve të të dyja religjioneve në vend.
Komuniteti musliman dhe hebre e përbën rreth 6 për qind të popullsisë së Belgjikës, këtë e komentojnë si kufizimi i lirive fetare dhe mosrespektimi i komuniteteve.
Pasi vendimi u miratua në rajonin flaman Institucioni i Përfaqësimit të Islamit në Belgjikë dhe Koordinimi Islami i Belgjikës kishin nisur proces gjyqësor në Gjykatën e Kushtetuese.
Ndërsa gjykata kushtetuese këtë e kishte dërguar rastin tek Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe kishte kërkuar mendim.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë ende nuk ka dhënë mendim në lidhje me çështjen.