Në Shkup dhe Tiranë kremtohet Dita e Ashures

771

Me aktivitete të ndryshme në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri është shënuar Dita e Ashures, e cila përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem, muaji i parë i vitit hënor musliman.

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e muajit Muharrem, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është shpërndarë Ashure për 800 persona.

Në programin e organizuar nga Konsulenca për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup morën pjesë personalitete të ndryshme si dhe qytetarë.

Këshilltari për çështjet fetare në Ambasadën turke në Shkup, Murat Alkan, në deklaratën për gazetarët shprehu kënaqësinë për një organizim të tillë bashkë me muslimanët e Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se janë duke vazhduar traditën 500 vjeçare të shpërndarjes së ashures.

Alkan theksoi se ashurja është një shije e këndshme e cila del në pah me përzierjen e produkteve të ndryshme. Ai shprehu dëshirën që edhe njerëzit në Ballkan të vazhdojnë bashkëjetesën në harmoni ashtu si ka qenë deri më tani.

“Urojmë që ëmbëlsira e ashures të zë vend në zemrat dhe mendjet tona” 615-544-9656 , u shpreh Alkan.

Më pas edhe vullnetarët duke shëtitur çarshinë, u shpërndanë esnafit nga ashurja.

– Shqipëri aktivitete me rastin e ditës së ashures

Pjesë e ceremonisë qendrore të organizuar në selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë ishin besimtarë, zyrtarë dhe personalitete nga fusha të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera.

Gjatë ceremonisë në Tiranë mbajti një fjalë përshëndetëse kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, duke përcjellë mesazhet e paqes dhe unitetit.

Pas ceremonisë, të pranishmit kanë vazhduar ritet fetare, duke vizituar ambientet e selisë së Kryegjyshatës për të shijuar ashuren e përgatitur me rastin e kësaj dite, ndërsa u mbajt edhe një koncert me këngë dhe valle shqiptare.

Shpërndarja e ashures do të vazhdojë gjatë gjithë ditës, ndërsa selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane e kanë vizituar personalitete të ndryshme për të përcjellë urimet me rastin e kësaj dite.

Aktivitete dhe shpërndarja e ashures janë organizuar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

AA