Teologe dhe instruktore: Fikrije dhe misioni i saj mbi nevojat e tregut për gra të profesionit

889

Fikrije Dumani Krasniqi, teologe, arrin të marrë licencën për instruktore vozitje në kuadër të “Kolegjit dhe Autoshkollës TEMPULLI” në Prishtinë, Kosovë.
Fikrije është ish medresiste, dhe pasi ka përfunduar dhe studimet në shkencat islame në Jordani, ajo e dëshmoi aftësinë e saj në një fushë ku mbizotërojnë profesionista meshkuj. Gratë janë shumë të rralla në këtë profesion, aq më tepër gratë muslimane.
“Në biseda me mikesha të cilat shpreheshin se e kishin të pamundur marrjen e lejes për vozitje, disa për arsye se pasja e një instruktori mashkull bie në kundërshtim me parimet e tyre fetare, e disa për arsye dhe parime personale, kuptova se një fenomen i tillë ishte një shqetësim në rritje. Andaj vendosa që personalisht ta përmbush këtë lloj mungese duke ofruar kështu një shërbim prej njohurive dhe aftësive të mia që sa më shumë vajza e gra të mos përballen me sikletin se ku mund të gjejnë një instruktore grua.” u shpreh ajo.

Fikrije zbuloi një dert të madh që shqetësonte gratë në komunitetin e saj dhe punoi fuqishëm për t’i gjetur një zgjidhje duke dhënë kontributin e saj me njohuritë dhe aftësitë e saja vozitëse.

Cili është derti yt më i madh? Si mund të ofrosh shërbime për të përmisuar sadopak realitetin në shoqërin tënde veçanërisht në komunitetin ku jeton?

Nada Dosti
muslimania.a