Apeli i hoxhës: Mos merrni pjesë në masa të mëdha nëpër varrime

Lexo gjithashtu:

Pakistani vlerëson rolin pozitiv të Turqisë në Siri

Pakistani tha se i njohin shqetësimet legjitime të Turqisë për sigurinë, pasi kjo e fundit nisi operacion...

Varrezë e improvizuar me çanta shkolle për fëmijët e vdekur në luftëra

Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka improvizuar një varrezë para selisë së OKB-së në...

SHBA dërgon forca shtesë për t’i ruajtur fushat e naftës në Siri: Rusia dërgon 300 çeçen për ta ruajtur kufirin…

Udhëheqësit ushtarakë amerikanë përgatisin plan kundër rikthimit të ISIS-it në Siri, plan i cili duhet të sigurojë që fushat...

Pas një shekulli, i kthehet minarja Xhamisë së Ali Pashës në Ohër

Restaurimi i Xhamisë së Ali Pashës në qytetin e Ohrit ka përfunduar dhe hapja e saj do...

Hoxha i Isnqit, imami Naser Tolaj, ka bërë një apel tek i gjithë xhemati i tij por edhe më gjerë, kjo pasi që ishte në dy raste të varrimit dhe prezenca e njerëzve që donin për t’i përcjellur për në banesën e fundit sipas tij ishte mjaftë shqetësuese.

Kjo për faktin se edhe Kosova sikurse i mbarë globi po përballen me pandeminë Covid-19, e që në Kosovë sot mori një jetë.

“Ju kisha bërë thirrje dhe lutje, aman të kemi kujdes, mos të marim pjesë në masa të mëdha nëpër varrime. Le të marrin pjesë vetëm rrethi i ngushtë familjar, para se të bëhet vonë, që pastaj të mos mund të marrin pjesë as edhe vetë familjarët, sikurse po ndodh tani në shtetin e Italisë”,ka thënë mes tjera imami Tolaj.

Më poshtë e gjeni të plotë postimin e tij

Apel i imamit, Naser TolajApel (thirrje) për Xhematin tim, por edhe më gjerë:

Të nderuar vëllezër,

Këtë deklaratë (thirrje) po e bëj duke u nisur nga fakti që kisha në dy raste të varrimit në Xhematin tim. Vërtetë është shumë shqetësuese prania e shumë njerëzve në varrim, duke pasur parasysh situatën në të cilën gjendemi, ku një pjesë e madhe e botës po përballet me një pandemi të paparë ndonjëherë deri më tani. Në këtë situatë, edhe shtetet më të mëdha dhe më të fuqishme po thuajse janë të sfiduara, dhe po thuajse kjo pandemi e quajtur Coronavirus (COVID 19), është akoma në rritje me përmasa jashtëzakonisht të mëdha. E fatkeqësisht kjo po ndodh edhe në vendin tonë.

Ju kisha bërë thirrje dhe lutje, aman të kemi kujdes, mos të marim pjesë në masa të mëdha nëpër varrime. Le të marrin pjesë vetëm rrethi i ngushtë familjar, para se të bëhet vonë, që pastaj të mos mund të marrin pjesë as edhe vetë familjarët, sikurse po ndodh tani në shtetin e Italisë.

Shikuar nga aspekti fetar, falja e namazit të xhenazës është Farz kifaje (obligim kolektiv), çka do të thotë se: nëse një pjesë e muslimanëve (sa do në numër të pakët që mund të jenë) e kryejnë këtë obligim, të tjerët lirohen, madje edhe në kushtet krejt normale.

E në veçanti në situatën në të cilën gjendemi, ku as edhe të Xhumanë nuk po mund ta falim (e që në kushte normale patjetër që do të duhej ta falnim që të gjithë, ngase është farz, Ajn, obligim individual), ju lus që njëjtë të veproni edhe për faljen e namazit të xhenazes.

Hiç më larg se dje e kisha një varrim, ku kishte një masë me mbi 200 persona, dhe që të gjithë ata, duke përfshirë këtu fatkeqësisht edhe vetën time, nuk kishin masa mbrotjëse (as maska, e as dorëza). Kjo më shtyri që të ju drejtohem me këtë thirrje, që të i respektojmë udhëzimet dhe kërkesat e organeve kopetente të shtetit tonë, përfshirë këtu edhe rekomandimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, që të mos të marrin pjesë shumë persona në varrimet tona.

Pastaj mos të harrojmë se, është edhe obligim fetar, që të i ndëgjojmë thirrjet e mjekëve dhe organeve të tjera kopetente të cilat i kemi.

E kemi për obligim që ta ruajmë vetën dhe të tjerët, sepse kjo pandemi po bart pasoja të rënda, madje mund të na dërgojë edhe drejt vdekjes.

Andaj edhe një herë po ju lus që:

Në varrimet të cilat mund të na ndodhin, le të marrëë pjësë vetëm rrethi i ngushtë familjar dhe të kemi shumë kujdes, ngase vërtetë gjendja është më tepër se serioze. Pastaj, mos ta harrojmë këshillen e Pejgamberit a.s ku ka thënë:

“Nëse ndëgjoni që në një vend ka ndonjë sëmundje ngjitëse, të mos shkoni atje, dhe, nëse është në vendin tuaj, mos levizni nga aty.” Të njëjtën gjë sot po e thotë edhe mjekësia.

Andaj të i përmbahemi motos: “ Rri pastër ( merr abdes), fale namazin, mbështetju Zotit, rri në shtëpi”!

(Insajderi)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Lërini fëmijët tuaj të kenë mendime dhe zemër të madhe, do të jetojnë të lumtur…

"Karakteri i burrit apo gruas më së miri reflektohet në çështjen se çfarë prindi janë ndaj fëmijës...

Emine Erdogan u bën thirrje të rinjve për solidarësi me të moshuarit

Emine Erdoan, bashkëshortja e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u bëri thirrje të rinjve për të mbrojtur dhe ndihmuar të...

Le të ndalojmë përhapjen e panikut dhe dëshpërimit

Ndaloni të ndiqni qasjen zhgënjyese si këto: ‘Allahu është zemëruar me ne!’ ‘Xhamitë na kanë refuzuar!’

Dashuria e Allahut ndaj jush

Nëse Allahu është me ju, kush mund t’ju dëmtojë?!Por nëse është kundër jush, atëherë kush mund t’ju mbrojë?!Nëse ju e fitoni dashurinë e Allahut, çfarë...

Namazi dhe çlirimi nga ngarkesat e jetës

Hfz. Mehas Alija “Kërkoni ndihmë me durim dhe namaz, kjo është diçka e madhe përveçse për të devotshmit që janë...

Buzëqeshja lehtëson stresin

Një frazë e vjetër reciton, "Buzëqesh dhe e tërë bota buzëqesh me ty. Nëse kjo është apo jo e...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -