“Po prej çkafi e krijoi Ai atë? Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti. Pastaj atij ia lehtësoi rrugën.” (Kur’an, 80:18-20)
Fjala “qaddarahu,” e përkthyer si “përgatiti” në ajetin e mësipërm, rrjedh nga folja Arabe “qadare”. Kjo përkthehet si “rregullim, vendosje, planifikim, programim, shikim i të ardhmes, të shkruarit e çdo gjëje në fat (nga Allahu).”
Kur qeliza e spermës së babait fertilizon vezoren e nënës, gjenet e prindërve kombinohen për të përcaktuar karakteristikat fizike të foshnjës. Secila nga këto mijëra gjene ka një funksion të veçantë. Janë gjenet që përcaktojnë ngjyrën e syve dhe flokëve, gjatësinë, karakteristikat e fytyrës, formën skeletore dhe detaje të panumërta në organet e brendshme, tru, nerva dhe muskuj. Përveç të gjitha karakteristikave fizike, mijëra procese të ndryshme që zhvillohen në qeliza dhe trup – dhe vërtetë kontrolli i të gjithë sistemit – regjistrohen në gjene.
Për shembull, nëse shtypja e gjakut të një personi është përgjithësisht e lartë, ulët apo normale varet nga informacioni në gjenet e tij/saj. Qeliza e parë e cila formohet kur sperma dhe vezorja bashkohen gjithashtu formon edhe kopjen e parë të molekulës së ADN-së e cila do të mbajë kodin në çdo qelizë të trupit të personit deri në vdekje. ADN-ja është molekulë e një madhësie të konsiderueshme. Është e mbrojtur me kujdes në bërthamën e qelizës dhe kjo molekulë është një bankë informacioni e trupit të njeriut sepse përmban gjenet që përmendëm më lartë.
Qeliza e parë, vezorja e pllenuar, pastaj ndahet dhe shumohet nën dritën e programit të ruajtur në ADN. Indet dhe organet fillojnë të formohen: Ky është fillimi i një qenie njerëzore. Koordinimi i këtij strukturimi të ndërlikuar është sjellë nga molekula e ADN-së. Kjo është një molekulë që përbëhet nga atome të tilla si karbon, fosfor, nitrogjen, hidrogjen dhe oksigjen. Kapaciteti i informacionit të regjistruar në ADN është i një përmase që mahnitë shkencëtarët. Në një molekule të vetme të ADN-së së njeriut ka informacion të mjaftueshëm për të mbushur një milion faqe enciklopedie apo 1.000 vëllime.
Thënë më ndryshe, bërthama e një qelize përmban informacion, të barabartë me atë të një enciklopedie një milion faqëshe. Shërben për të kontrolluar të gjitha funksionet e trupit të njeriut. Për të bërë një krahasim, Encyclopaedia Britannica 23 vëllimshe, njëra ndër enciklopeditë më të mëdha në botë, përmban një total prej 25.000 faqe. Megjithatë, një molekulë e vetme në bërthamën e një qelize, dhe e cila është shumë më e vogël së ajo qelizë, përmban një depo informacioni 40 herë më të madhe se enciklopeditë më të mëdha botërore. Kjo do të thotë se ajo që kemi këtu është një enciklopedi 1.000 vëllimshe, diçka e ngjashme me të cilën nuk ekziston askund tjetër në Tokë.
Kjo është një mrekulli e projektimit dhe krijimit brenda vetë trupave tonë, për të cilën evolucionistët dhe materialistët nuk kanë asnjë përgjigje. Duke pasur parasysh se struktura e ADN-së është zgjidhur nga Francis Crick në vitin 1953, është vërtetë e mahnitshme që Kur’ani theksoi konceptin e “planifikimit gjenetik” në një kohë kur, siç kemi përmendur më herët, dituritë njerëzore kanë qenë shumë të limituara.
Gjenetikët nuk ishin në gjendje për të diskutuar deri në fund të shekullit 19-të dhe këto fakte të mrekullueshme shërbejnë edhe një herë si dëshmi se Kur’ani është Fjala e Allahut./islamgjakova/