Sanksionet amerikane dëmtojnë sektorin e qilimave artizanale në Iran

820

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ndaj Iranit, shkaktuan krizë ekonomike dhe rënie në fuqinë blerëse të popullit, si dhe zvogëlimin e tregut të qilimave artizanale me të cilat është e njohur vendi.

Muhammed Riza Mimari, një dizajnues, prodhues dhe shitës i qilimave artizanale në qytetin Khoy të provincës Azerbajxhani Perëndimor në afërsi të kufirit të Iranit me Turqinë, në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tregoi vështirësitë ekonomike që i përjetojnë dhe gjendjen e sektorit.

Ai thekson se tregu i qilimave në Iran është duke u përballur me shumë probleme. “Sanksionet e SHBA-ve e bëri të pamundur eksportin e qilimave artizanale. Gjithashtu edhe rënia e fuqisë blerëse të popullit zvogëloi në masë të madhe prodhimin. Nuk ka më lëvizshmëri si më parë në tregun e qilimave artizanale”, u shpreh ai.

Mimari rikujtoi se pas sanksioneve amerikane është rritur dollari dhe se është rritur çmimi lëndëve të parë të cilën e përdorin në prodhim. “Në raste normale mundeshim të eksportojmë qilima në Gjermani dhe Amerikë. Kishim klientë shumë të mirë atje. Gjithashtu edhe klientët tanë në vendet përreth Gjirit të Basrës tashmë nuk e marrin këtë produkt”, theksoi ai.

– “Prodhimi i qilimit u zvogëlua në krahasim me atë të para 10 vjetëve”

Biznesmeni iranian tregoi se lëndën e parë e blejnë me dollarë kurse produktin e shesin me rijal. “Çmimi i leshit dhe mëndafshit është rritur për 300 për qind, për arsye se nuk mund të eksportojmë produktet tona duhet t’i shesim brenda, por populli ynë nuk ka mundësi që t’i blejë”, u shpreh Mimari.

“Prodhimi i qilimit u zvogëlua në krahasim me atë të para 10 vjetëve. Gjithashtu edhe tregu ynë i eksportit ishte shumë i mirë. Në rast se nuk ka eksport, konsumi i brendshëm nuk është i mjaftueshëm”, tha më tej Mimari.

– “Gjenerata e re nuk ka interesim ndaj këtij profesioni”

Prodhuesi iranian i qilimave, më tej tregoi se një mjeshtër i qilimave më së shumti mund të punojë 10 vite, ndërsa më pas vuajnë nga hernia e qafës dhe belit.

“Më parë 10 nga 50 punonjësit ishin axhami dhe kishim mundësi që t’ua mësojmë punën. Tashmë ata që endin qilima janë mes moshave 30 dhe 50 vjeç dhe gjenerata e re nuk ka interesim ndaj këtij profesioni. Nëse kjo gjeneratë shkon profesioni i qilimave artizanale janë përballë rrezikut të humbjes”, tha Mimari.

SHBA më 7 gusht 2018 sërish aktivizoi pakon e parë të sanksioneve ndaj Iranit duke e ndaluar Iranin për qasje në rezervat e dollarit, arit dhe metaleve tjera të çmuara. SHBA gjithashtu kishte shënjestruar edhe sektorin e çelikut, qymyrit, aluminit, automjeteve dhe aviacionit civil. Më pas më 5 nëntor me pakon e dytë të sanksioneve janë shënjestruar edhe fushat e naftës, petrokimisë dhe energjisë me të cilën edhe qilimi ka hyrë në listën e sanksioneve.

Qilimat artizanale më së shumti janë të njohura në qytetet Tabriz dhe Isfahan, ndërsa qilimat e prodhuara edhe në qytete tjera të vendit janë ndër produktet më të rëndësishme të vendit për eksport.

Sipas të dhënave të Ministrisë iraniane të Infrastrukturës, Minierës dhe Tregtisë në këtë sektorë punojnë rreth 2,5 milionë persona, enden 400 tonë qilima artizanale dhe rreth 80 për qind e kësaj eksportohej në vendet e ndryshme të botës.

Firishte Destpak, kreu i Qendrës së Qilimave Kombëtare të Iranit, kishte njoftuar se nga eksporti i qilimave artizanale vendi fiton rreth 400 milionë dollarë të ardhura.

Irani para sanksioneve më së shumti qilima i shiste SHBA-ve me 120 milionë dollarë.