Sot në Sarajevë është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Bosnjë dhe Hercegovinës, në të cilën janë pranuar tre kandidatët për postin e kreut të Bashkësisë Islame të BiH.
Husejin ef. Smajiq e ka tërhequr kandidaturën e tij për postin e kreut të BI të BiH-së. Ndërsa me aklamacion është vërtetuar lista prej tre kandidatëve të cilët do të vazhdojnë garën për postin e reisu-l-ulemasë së Bosnjës, e ata janë reisi aktual, Husein ef. Kavazović, Muamer ef. Zukorlić i Salem ef. Dedović.
Zgjedhjet për reisu-l-ulema do të duhej të ishin mbajtur deri kah mesi i muajit të ardhshëm. Deri në këtë kohë, kandidatët do të kenë mundësi që t’i shpalosin idetë dhe programet e tyre përpara kuvendarëve dhe trupit zgjedhor.
(Islampress.ch)