Turqi: Makina e parë fluturuese kombëtare “Xhezeri” pëlqehet shumë nga vizitorët

1045

Makina e parë fluturuese kombëtare “Xhezeri”, e cila është emëruar sipas shkencëtarit mysliman Ebu-l Iz Ismail Ibni Rezzaz El Xhezeri, u shfaq në Festivalin e Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë në Stamboll (TEKNOFEST Istanbul).

Makina fluturuese “Xhezeri” tërhoqi interesim të madh të pjesëmarrësve të festivalit.

Ozan Yagci 615-544-8130 , udhëheqësi i projektit “Xhezeri” në një prononcimin të bërë tha se ata përfunduan një teknologji të prodhuar nga kompanitë kryesore të aviacionit brenda një kohe të shkurtër prej 9 muajsh me një punë vetëmohuese me vizionin e projektit të paraqitur nga Selçuk Bayraktar drejtori teknik i kompanisë “Baykar” dhe njëherësh kryetari i bordit drejtues të ekipit të fondacionit turk të teknologjisë.

Yagci tha se aktualisht makina “Xhezeri” mund të transportojë vetëm një person dhe se versionet e ardhshme do të kenë mundësi të transportojnë dy dhe më shumë persona.

“Prototipi aktual është vetëm për transportin e një personi. Në të ardhmen, ne synojmë ta bëjmë këtë prototip një automjet që do të përdoret plotësisht në transportin urban”, bëri të ditur Yagci.

Ai shtoi se në të ardhmen “Xhezeri” do t’i japë drejtim edhe transportit të mallrave edhe transportit ajror urban, ndërsa tha se kjo makinë së shpejti do të arrijnë një kapacitet fluturimi 1 orë.

Yagci gjithashtu tha se “Xhezer” do të jetë teknologji e së nesërmes e jo të sotmes.

(TRT)