Përdorimi i ekraneve shpie drejtë ndryshimeve strukturore në trurin e fëmijëve

Lexo gjithashtu:

Disa nga ndalimet e Allahut në lidhje me namazin

I Dërguari i Allahut (savs) ka thënë: „Nuk ka asnjë njeri që bën gabim (mëkat), pastaj ngrihet, merr abedest,...

Pse plani i Trump-it për Palestinën nuk provokon revoltë arabe?

Martin Chulov, një gazetar që shkruan për The Guardian, trajton mungesën e një revolte të vendeve arabe...

Shitorja e burrave – cilin do ta zgjidhni ju? (tregim)

Paramendoni sikur në botë të kishte një shitore që shet burra, dhe aty gruaja thjesht mund të...

Padrejtësia (zullumi) është mëkat i madh

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të Cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Salavatet, selami dhe bekimet e...

Studimet e reja të Science Daily, zbulojnë dallime strukturore në trurin e fëmijëve parashkollorë të ekspozuar para ekraneve

Përdorimi i ekraneve është një paraqitje e përhapur që vazhdimisht po rritet nëpër shtëpi dhe institucione të përkujdesjes së fëmijëve ëpër shkolla, që në mosha shumë të reja.

Studimet, e botuara në JAMA Pediatrics, zbulojnë se fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve, kanë lidhje më të dobëta strukturore në pjesën e trurit që është përgjegjës për aftësitë gjuhësore, kontrollin dhe vetë-kontrollin mendor. Këta fëmijë gjithashtu kanë rezultate më të ulëta në testet e gjuhës dhe të shkrim-leximit.

Studiuesit në Qendrën Mjekësore spitalore të Fëmijëve në Cincinnati përdorën udhëzime nga Akademia e Pediatrisë Amerikane (AAP), të cilat e marrin parasysh jo vetëm kohën e kaluar para ekranit, por edhe qasjen e tyre, duke i përfshirë pajisjet e lëvizshme, pastaj ato që i monitorojnë fëmijët, si dhe çfarëdo lloj ndërveprimi gjatë përdorimit të pajisjes.

“Ky studim vë në dyshim nëse të paktën disa aspekte të përdorimit të mediave në fëmijëri të hershme kanë ndikim negativ gjatë viteve formuese në zhvillimin e trurit”, thotë Dr. John Hatton, drejtor i Qendrës së Kërkimit të arsimimit në Spitalin e Fëmijëve Cincinnati si dhe drejtues i këtij studimi.

“Ndërsa ne ende nuk mund të përcaktojmë se ekranet janë shkaku i drejtpërdrejtë i këtyre ndryshimeve strukturore dhe nëse këto rreziqe zhvillimi kanë pasoja të qëndrueshme, zbulimet tona e tregojnë nevojën e hulumtimeve të mëtejshme për ta kuptuar më mirë ndikimin e ekraneve dhe për ta përcaktuar se ku duhet të vendoset kufiri në përdorimin e teknologjisë”.

Ky studimi përfshiu 47 fëmijë të shëndetshëm midis moshës tre dhe pesë vjeçe, me prindërit e tyre. Fëmijët u testuan për aftësi njohëse ndërsa e monitoruan lidhjen strukturore të masës së bardhë në tru duke përdorur imazhe të rezonancës magnetike. Prindërit siguruan informacione për sasinë e kohës që fëmija shpenzon para ekraneve dhe mënyrën e përdorimit të mediave digjitale. Pastaj, rezultatet e skanimit u krahasuan me ekspozimin e fëmijës para ekraneve.

Shkencëtarët vërtetuan se:

Sa më shumë kohë të qëndrojnë para ekraneve, aq më i ulët është niveli i aftësisë për t’u shprehur, për emërtimin e shpejt të temës dhe për predispozitat e shkrim-leximit.

Sa më gjatë t’i ekspozohet ekranit, aq më e ulët është lidhja strukturore e materies së bardhë në tru, e cila negativisht ndikon në procesin e mielinit – një proces i cili mundëson që impulset nervore të lëvizin sa më shpejt dhe më lehtë. Kjo ka ndikim në aftësitë e të folurit dhe shkrim-leximit.

Përdorimi i ekranit është shumë i përhapur dhe akoma po rritet si në shtëpi ashtu edhe në institutet e përkujdesjes së fëmijëve dhe nëpër shkolla në mosha të hershme, gjë që kërkon një kuptim më të mirë të ndikimit në tru në kohën e zhvillimit intensiv, në mënyrë që të vendosen kufizime nëpër institucionet arsimore, thonë shkencëtarët.

Burimi: Detinjarije.com
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

“Njerëzit që do jenë më larg meje janë ata që flasin kot dhe janë arrogant”

Të mos mendojmë se feja është vetëm të falesh, të agjërosh, të lexosh Kuran,  të japësh zeqatin,...

Nëse do të shihnim fytyrën e vërtetë të njerëzve

Në një tregim përmendet rasti i një djaloshi të ri i cili i lënduar nga mashtrimet i tha  shejhut të tij që...

Një mësim nga sureja El-Kehf: Zoti kujdeset për fëmijët  tanë

Kurani është Fjala e Allahut të Madhërishëm nëpërmjet së Cilës besimtari do të duhej të rregulloj jetën në këtë botë por edhe...

Agjërimet e ndaluara

Islami është një fe që mund ta jetojë lehtë gjithsecili. Tek ai nuk ka asgjë që njerëzit të mos mund ta plotësojnë...

Mos falimentoni!

Falënderimi i qoftë Allahut të Madhërishëm, kurse bekimi dhe paqja qoftë mbi Pejgamberin Muhamed (savs), mbi familjen e tij dhe mbi shokët...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -