Ai që mëson për të keqen e një personi dhe e mbështet atë, do ta humbas ndihmën e Zotit

1331

Ammar Bashiq

“O robërit e Mi, Unë vetes Time ia kam ndaluar zullumin dhe e kam bërë të ndaluar edhe midis jush, andaj mos e bëni atë!” (Hadith kudsij, Muslimi, 1828)

“Betohem në Zotin, se ai që mëson për të keqen dhe padrejtësinë që bën një person, pastaj vazhdon ta mbështesë atë në çfarëdo kuptimi qoftë – do ta humbasë bereqetin, begatinë dhe ndihmën e Zotit në gjithçka që bënë, sepse Allahu ia ka ndaluar Vetes padrejtësinë, e lëre më krijesave!

Dhe betohem në Zotin, se ai që zgjedh të mos bëjë zullum, por të bëjë gjëra të mira, edhe nëse ndonjëherë gjatë rrugës bën mëkate, Zoti do ta ndihmojë atë në gjithçka që bën, do t’ia lehtësojë punët, do t’ia lehtësojë vuajtjet dhe do ta lartësojë në një pozitë të lartë tek krijesat, sepse është e pamundur t’i bindesh të Drejtit, e të mbetesh i poshtëruar” .

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress.ch)