Bëhuni bamirës, edhe nëse njerëzit nuk ua kthejnë me bamirësi

1486

– Ajo kishte një burrë i cili shpesh kthehej në shtëpi vonë, kurse nëna e tij nuk binte në gjumë derisa ai të kthehej. Për këtë arsye, ajo i vendoste këpucët e burrit të saj jashtë derës për ta bindur nënën e tij, se djali i saj ishte kthyer, edhe pse kjo nuk ishte e vërtetë. Kështu që secilën herë e dëgjonte nënën duke thënë: ‘El-hamdulil-lah!’, kur ajo i shihte këpucët e djalit të saj para derës.

Kështu veprojnë bamirësit, gjurmët e veprimeve të tyre, njihen me lehtësi.

– Ajo jetonte vetëm me babanë e saj, dhe kur babai i saj vdiq, një njeri vinte çdo të premte pas namazit të xhumasë dhe ju lente ushqimin te dera. Një herë, dikush e pyeti atë: “A e din se kush është ai?” Ajo u përgjigj: “Ka tash 10 vjet që ai vjen dhe na sjell ushqim, kurse unë nuk e di se kush është ai njeri.”

Kështu veprojnë bamirësit, gjurmët e veprimeve të tyre, njihen me lehtësi.

– Fqinji ynë, pas çdo namazi, i mbledh fëmijët që janë falur në xhami dhe ju jep atyre ëmbëlsira, kështu që fëmijët tash vijnë në xhami para tij.

Kështu veprojnë bamirësit, gjurmët e veprimeve të tyre, njihen me lehtësi.

– Një mik i imi më ka treguar se gjyshja e tij (nga nëna), përkundër pleqërisë së thellë, çdo ditë ju bartë ujë maceve. Ajo këtë ia kishte bërë vetës si detyrë dhe amanet, dhe asnjë ditë të vetme nuk e harronte këtë amanet dhe vepër të mirë.

Kështu veprojnë bamirësit, gjurmët e veprimeve të tyre, njihen me lehtësi.

– Kur vdiq babai i gruas së mikut tim, para shtëpisë së tyre erdhi një grua me tri vajza dhe tha: “Këto vajzat e mia janë jetime, faleminderit Allahut e kanë kryer fakultetin, kurse babai juaj ju ka dhënë bursë që nga shkolla fillore.”

Kështu veprojnë bamirësit, gjurmët e veprimeve të tyre, njihen me lehtësi.

– Një mik i imi kishte tre punëtorë të cilët kanë vdekur, kurse ai tash disa vite vazhdon t’ua dërgojë familjeve të tyre pagën e plotë, të cilën e merrnin derisa punonin tek ai.

Kështu veprojnë bamirësit, gjurmët e veprimeve të tyre, njihen me lehtësi.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress.ch)