Mësuesja kërkoi që ta vizatonte Muhammedin a.s., djaloshi musliman e kreu atë detyrë në mënyrë të mrekullueshme

1124

Uluni!

Mësuesja: Shpresoj të keni marrë pjesë në demonstratën e djeshme. Tani do t’ua shpërndajë letrat dhe dëshiroj që secili nga ju ta vizatojë karakterin e Muhamedit, sikur kjo fotografi do të publikohet në kopertinën e numrit të ardhshëm të revistës Charly Hebdo.

Nxënësi ngre dorën për ta pyetur diçka.

Mësuesja: Nuk dua pyetje!

Nxënësi: Profet i dashur, sot mësuesja nga ne kërkoi të të vizatojmë, por unë nuk e pata fatin të të takojë, ndaj i mbylla sytë.

Dhe çfarë pashë? Pashë lotët e ngrohtë në sytë e nënës sime ndërsa e lexonte biografinë tënde të nderuar (sira).

Pashë babanë tim duke e falur namazin në heshtjen e natës.

Gjithashtu, e pashë motrën time të madhe si qeshet ndërsa e frikësojnë dhe ofendojnë në rrugë.

Mandej e pashë mikun tim më të mirë i cili kërkonte ta falja edhe pse unë e ofendova atë dhe jo ai mua.

Dëshirova t’i vizatoja të gjitha ato fotografi që i kam parë.

Këtu, njerëzit duan të dëshmojnë për gjithçka, duan të shohin gjithçka.

Megjithatë, përsëri i mbylla sytë.

Dhe unë ju pashë duke ecur drejt meje, drejt nesh, ndërsa në fytyrën tënde fisnike shkëlqente buzëqeshja.

Si është e mundur që njeriu të vizatojë një buzëqeshje rrezatuese.

Mësuesja nuk më lejoj të flasë kur doja t’i shpjegoja.

Por, unë nuk jam i zemëruar me të.

Sepse, unë mendoj se ajo nuk mund ta dojë një njeri që nuk e ka takuar.

Ndërsa, sa më përket mua, unë të dua edhe pse nuk të kam takuar.

Nuk di të vizatoj mirë, por më pëlqen të shkruaj.

Dëshiroj të të shkruaj, o i Dërguar i Allahut, sikur Allahu ta mundësonte kthimin tënd vetëm disa orë, disa minuta, apo vetëm disa çaste…

Ndoshta kthimi yt do t’i ndihmonte të të njoh, o i Dërguar i Allahut.

Përktheu: Lutfi Muaremi

[Islampress.ch]