Problemet në mësim dhe motivim

1511

Shprehitë e punës ka nevojë të kultivohen që nga mosha e hershme – përmes adoptimit të zakoneve higjienike, detyrimit për t’i kryer disa punë të shtëpisë, deri tek ulja në tavolinën e punës për kryerjen e detyrave prej fillimi deri në fund.

Konsiderohet se aftësitë e menaxhimit të kohës dhe detyrimeve shkollore duhet zhvilluar plotësisht diku deri në klasën e pestë të shkollës fillore. Kjo nuk do të ndodh nëse fëmija është tepër i mbrojtur dhe llastuar nga prindërit të cilët i kryejnë detyrimet e tij, apo nëse janë shembull i keq ose nuk posedojnë vet shprehi të punës apo nuk i caktojnë detyrime të caktuara në lidhje me adoptimin e shprehive të punës, ndaj tek fëmija do të mungoj edhe motivimi që të arrijë suksese sepse nuk ka lavdërime dhe shpërblime.

Në përgjithësi, të kujtojmë se zakonet e punës janë më me rëndësi se sa vet rezultatet në jetën e njeriut. Megjithatë, edhe ata që më i kanë adoptuar zakonet e punës dhe i kanë qëllimet e definuara, nganjëherë e kanë rëndë ta arrijnë përqendrimin e duhur.

Mendimet e njeriut enden,  posaçërisht nëse lënda është tepër e komplikuar, ashtu që nganjëherë mungon fokusimi në problemin aktual. Ndërsa disave presioni dhe afrimi i skadimit i motivon, tek të tjerët paraqitet ankthi i cili shpie në frikë nga mossuksesi, i cili e lëkund përqendrimin.

Kur vjen deri në mossukses, akoma më tepër dobësohet vetëbesimi. Me qëllim të evitimit që të mos vjen në problem akoma më të madh për shkak të notave të këqija apo rënies në provim, ka nevojë të mësimit të metodave dhe teknikave të caktuara për mësim të suksesshëm, si dhe strategji për menaxhimin e stresit edhe kur detyrimet duken të pamundshme për plotësim.

Meqenëse shkalla më e madhe e motivimit ndikon që ajo që realizohet, detyrimet duhet bërë me kënaqësi, gjë për të cilën ka nevojë adoptimi i strategjive dhe ngritja e motivimit të jashtëm dhe të brendshëm. Këto janë gjithashtu probleme që mund të tejkalohen me ndihmën psikologjike.

Pse paraqitet mungesa e motivimit për të mësuar?!

Motivimi është në dispozicion të personalitetit që inkurajon dhe drejton sjellje të caktuara. Kjo e nënkupton dëshirën për ta arritur qëllimin e caktuar, por edhe gatishmërinë për t’i bërë përpjekjet e nevojshme.

Burimi: Psychologytoday
Përkthim: Lutfi Muaremi

[Islampress.ch]