SHBA dërgon forca shtesë për t’i ruajtur fushat e naftës në Siri: Rusia dërgon 300 çeçen për ta ruajtur kufirin…

947

Udhëheqësit ushtarakë amerikanë përgatisin plan kundër rikthimit të ISIS-it në Siri, plan i cili duhet të sigurojë që fushat e naftës siriane të mos bien në duart e Iranit ose të ndonjë grupi tjetër të armatosur, tha të enjten senatori republikan Lindsay Graham, raporton Hina.

“Ekziston plan i shtabit kryesor i cili do të mund të funksionoi, mirëpo edhe duhet të parandalojë rikthimin e ISIS-it, apo marrjen e fushave të naftës nga ana iraniane apo të ISIS-it, potencoi senatori republikan për gazetarët.

Graham njoftimin e bëri pas takimit me Shefin e Shtabit të Ushtrisë amerikane në Shtëpinë e Bardhë.

“Jam pak i inkurajuar sepse del në shesh një plan i cili i përmbush qëllimet tona kryesore në Siri,” tha Graham.

Sipas fjalëve të zyrtarëve të mbrojtjes amerikane, SHBA në Sirinë lindore do të vendos forca shtesë për ruajtjen e fushave të naftës. Ai operacion do të kryhet me ndihmën e forcave demokratike Siriane kurde (SDF).

“SHBA do t’i përforcojë forcat e veta, në koordinim me partnerin e vet SDF”, potencoi ai në deklaratën e tij.

Policët rus  janë nga Çeçenia

Rusia dërgoi në Siri edhe 300 polic ushtarak nga Çeçenia për kryerjen e “obligimeve speciale në zonën 30 km. Në kufirin siriano-turk”, theksoi Ministria e Mbrojtjes ruse, njofton Tanjug-u.

Obligimi i tyre është patrullimi në zonën e përmendur dhe ndihmën e tërheqjes së kurdëve dhe armatimit të tyre 30 km. Nga kufiri turko-sirian.

[Islampress.ch]