Dërgimi i salavateve në përditshmërinë e besimtarit

1727

Allahu i Madhëruar na bekoi të jemi nga ata që mund të shoqërohen me fjalët e krijesës më të dashur të Tij, Muhammedit salAllahu alejhi ue-sel-lem.

Të gjithë ne ndërsa jemi në ndonjë tubim apo ndeje nëse flitet për një temë e cila nuk na intereson gjithaq, sytë dhe veshët i kemi jashtë funksionit, ndërsa kur dëgjojmë ndonjë temë e cila na intereson, e përcjellim me vëmendje. Përse ndodh kështu? Sepse çdokush dëshiron ta përmend dhe të jetë në shoqërinë e atyre që i ka në zemër.

Zoti ynë, ne e kujtojmë krijesën Tënde më të dashur. Ne e përmendim atë i cili i vetmi në Ditën e Gjykimit nuk brengoset vetëm për veten, por thotë: “Ummeti im… Ummeti im…”

Veprojmë kështu nga shkaku se përmes dashurisë që e shprehim ndaj tij, dëshirojmë ta arrijmë kënaqësinë Tënde.

Kujtimi i krijesës më të dashur të Allahut, na jep shpresë të përfitimit të vendi të mirë tek Allahu i Madhëruar. Në të vërtetë kjo për ne paraqet bekim të madh.

Ai i cili lexon një salavat Muhammedin salAllahu alejhi ue sel-lem, Allahu do t’i sjellë për të dhjetë salavate. Ndërsa çfarë paraqet salavati i Allahut për ne? Përgjigjja është në Kur’an. Kur Allahu bën salavate për ju, ashtu veprojnë edhe melekët e Tij. Dhe kjo paraqet daljen nga errësira në dritë, nga kriza dalja nga kriza, nga problemi në zgjidhjen e saj, nga depresioni, pikëllimi dhe dëshpërimi në fat, shpresë dhe optimizëm.

Paraardhësit tanë nuk kishin mjaftueshëm informacione, nuk kishin mjaftueshëm libra të përkthyer, por kishin zemër e cila ishte më e vetëdijshme dhe mirënjohëse për Allahun se sa ne që kemi përplot informacione. Në rast bubullime thoshin: Allahumme sal-li ‘ala Muhammedin… E kërkonin daljen nga errësira duke lexuar salavate për të Dërguarin salAllahu alejhi ue sel-lem. Kur harronin diçka: “Allahumme sal-li ‘ala Muhammedin…” Në këtë mënyrë edhe Allahu dërgon salavate mbi ju. Dërgoni salavate sa herë që t’ju kujtohet.

Dijetari, Imam Sehari thotë që numri minimal i dërgimit të salavateve që duhet dërguar brenda ditës që të numërohemi në mesin e atyre që dërgojnë salavate është treqind salavate. Kjo zgjatë afërsisht 5-6 minuta, apo dhjetë minuta varësisht nga shpejtësia.

A thua përse nuk mund të ndajmë 5-6 minuta?!

Nuk janë problem minutat, por dashuria e cila jeton në zemrën tonë.

Autor: hfz. Ammar Bašić
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]