Kurani për kompetencat

326

Një gjë shumë me rëndësi për të cilën insiston Kurani si një udhëzim i përsosur, është Furkani, aftësia për të dalluar gjërat. Duke lexuar Kuranin shohim se besimtari, nëpërmjet jetës së pejgamberëve, mëson se duhet të di se çfarë mund të bëj ose nuk mund të bëj. Pra, në atë çka je i mirë dhe i aftë, nuk duhet të kesh turp të kërkosh ta bësh. Jusufi a.s. thotë:  “Më cakto përgjegjës të depove të vendit, sepse unë jam ruajtës dhe njohës (i mirë i këtyre punëve)”. (Jusuf, 55).

Mirëpo kur dikush tjetër një punë e di më mirë duhet të pranosh dhe të mos e pengosh.  Musa a.s. thotë: Vëllai im, Haruni, është më gojëtar se unë në të folur, andaj dërgoje atë me mua, si ndihmës timin, që të vërtetojë fjalët e mia. Unë vërtet kam frikë se ata do të më quajnë gënjeshtar”. (Kasas 34)

Kurani sqaron gjithçka

Ammar Basic

Përshtati: Arsim Dauti