Sprovat janë pjesë përbërëse e jetës

492

Sprovat janë përbërëse e jetës së individit dhe shoqërisë. Sprovat vijnë për të na përkujtuar dobësitë tona që duhet ti përmirësojmë, të vendosim prioritete në jetën tonë, të kuptojmë se çfarë vlen në të vërtetë, të shohim pavlefshmërinë e gjërave kalimtare, të shohim se cilën janë miqtë e vërtetë e cilët janë dyfytyrësh që duan vetëm të na shfrytëzojnë.

Mu për këtë shkak besimtari edhe sprovën e sheh si begati, sepse kur të kalojë vështirësia, mbetet leksioni, vjen përmirësimi, ndërsa ata që nuk duhet të jenë në jetën tonë do të mbeten në të kaluarën. Andaj nuk duhet të pikëllohemi sado që ta kemi të vështirë