Erdogan, kritika Macronit dhe muslimanëve: i pari i paditur, të dytët të paaftë

Lexo gjithashtu:

Edukimi i fëmijëve përmes edukimit të vetvetes

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë, falje dhe udhëzim kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga...

Ish-presidenti indonezian, Habibie, ndërron jetë në moshën 83-vjeçare

Ish-presidenti indonezian, Bacharuddin Jusuf Habibie, ka ndërruar jetë në një spital në kryeqytetin Xhakarta në moshën 83-vjeçare.

Ndryshojeni veten tuaj!

Elvedin Hasanagić Me emrin e Allahut dhe duke i dërguar selam Pejgamberit...

Xhamisë në Pejë i vidhet “zëri”, besimtarët mbesin pa dëgjuar ezanin

Njihet si vend që bashkon besimtarët që adhurojnë Zotin. Disa dhjetëra sosh zgjohen qysh para zbardhjes së...

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përsëri kritikoi të hënën  homologun e tij francez Emmanuel Macron, duke i thënë atij se Islami, i cili ka kuptimin e paqes, është i gabuar të shoqërohet me terrorizmin dhe se do të ishte më mirë që të merrej me “jelekverdhët” në rrugët e Parisit.

Nga samiti i ministrave të Çështjeve Sociale të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC) në Stamboll, Erdogan iu referua një fjalëmbajtje të Macronit në samitin e NATO-s pak ditë më parë në Londër, duke thënë:

“Ne patëm mundësinë që të dëgjonim presidentin francez të fliste në samitin e fundit të NATO-s për ‘terrorizmin islamik’. Unë i kam thënë vazhdimisht atij se Islami ka kuptimin e paqes në rrënjën e emrit të tij. Si mund ta identifikoni Islamin ose paqen me terrorizmin? Është e pamundur! E ai përsëriti të njëjtën gjë në samitin e fundit të NATO-s”, tha Erdogan.

Presidenti turk gjithashtu foli për ndikimin politik dhe përparimin ekonomik të muslimanëve në botë, të cilat ai e përshkroi si të pamjaftueshëm.

“Sot, muslimanët, të cilët përbëjnë një të katërtën e popullsisë së botës, për fat të keq nuk kanë asnjë ndikim politik ose zhvillim ekonomik, shoqëror dhe kulturor në përpjesëtim me fuqinë e tyre”, tha Erdogan.

Ai kujtoi se themelimi i OIC ishte i bazuar në çështjen e Jeruzalemit dhe theksoi se situata në Jeruzalem dhe Palestinë, për të cilën ai tha se ishte e pandashme prej tij, po përkeqësohej çdo ditë.

Ai e bëri pyetjen për aq kohë sa muslimanët do të heshtnin për gjithçka që u ndodh atyre sot.

“A po sulmojnë xhamitë tona? A po sulmojnë. A po vriten muslimanët? Po vriten. Dhe ndërsa ne do të heshtim për të gjitha këto? Nëse nuk e ngremë zërin, derisa të përgjigjemi, do t’i nënshtrohemi një presioni të madh”, tha presidenti turk. /tesheshi.com/

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Dijetarë muslimanë dënojnë shkatërrimin e varrit të Umer bin Abdulazizit

Grupet terroriste pro-iraniane-shiite në radhët e regjimit të Bashar al-Asadit në provincën Idlib kanë gërmuar një varr...

Kam frikë se në momentin e vdekjes, do ta harroj shehadetin!

Një hoxhë i mësonte studentët e tij mbi bazat e besimit islam, ku posaçërisht i kushtonte kujdes shpjegimit dhe komentimit të kuptimit të shehadetit...

Mos i paragjyko njerëzit – Një mësim nga Sulltan Murati i IV-të

Sulltan Murati i IV (1623-1640) shpesh dilte i veshur si njeri i thjeshtë dhe mbikëqyrte vendin dhe popullin e tij.

Pas 3 muajsh pezullim falet namazi i xhumasë në xhaminë e Tokios

Me heqjen e kushteve të gjendjes së jashtëzakonshme në Japoni për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në xhaminë e Tokios është...

Medine, pas 2 muaj e gjysmë pezullim falet namazi i xhumasë

Pas dy muaj e gjysmë është falur namazi i parë i xhumasë në Mesxhid-i Nebevi (xhamia e profetit në Medine) të Arabisë...

Si e shohim Islamin dhe muslimanët pas koronës?

Dr. Mehmet Gormez Autori është drejtor i Institutit për Mendimin Islam në Ankara, ish-president i Dijanetit të Republikës...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -