“Turqia, aktore kryesore në procesin e Berlinit për paqen në Libi”

588

Zëdhënësi presidencial i Turqisë, İbrahim Kalın ka deklaruar se falë “diplomacisë efektive dhe shumëdimensionale” të presidentit Recep Tayyip Еrdoğan, Turqia është bërë një nga aktorët kryesorë në procesin e Berlinit për paqen në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Samiti i Berlinit është një mundësi e rëndësishme për ndërprerjen e konflikteve dhe për një zgjidhje politike në Libi”, shkroi Kalın në Twitter.

Ai po ashtu theksoi se Turqia do të ruajë “politikën e saj konstruktive dhe paqësore” kundër luftërave të autoriteteve që përfaqësojnë dikë tjetër.

Dje, liderët botërorë u takuan në një konferencë në Berlin për të hartuar një rrugëdalje për paqen në Libi.

Në përfundim konferenca ndërkombëtare theksoi angazhimin e saj për zbatimin e armëpushimit në Libi.

Që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi u shfaqën dy qeveri rivale, njëra e udhëhequr nga komandanti ushtarak Khalifa Haftar me qendër në lindje të Libisë dhe kryesisht e mbështetur nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndërsa tjetra Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Tripoli, e cila gëzon njohjen e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe atë ndërkombëtare.

Qeveria e Libisë e njohur ndërkombëtarisht në kryeqytetin Tripoli është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit të kaluar dhe luftimet gjatë nën muajve të fundit kanë vrarë mbi 1 mijë persona.