Mrekullia e hekurit, një nga mrekullitë shkencore në Kur’an

1805

Ibrahim ef. Iljazi

Në Kur’anin famëlartë, Zoti xh.sh. na tregon për shumë mrekulli shkencore. Njëra nga këto është edhe mrekullia e hekurit, ku ne jemi munduar ta paraqesim këtë mrekulli duke krahasuar aspektin shkencor të hekurit me ajetet kuranore.

Mrekullia e hekurit

Ajeti i më poshtëm kuranor paraqet dy fakte shkencore dhe të pa imagjinueshme për kohen e zbritjes së këtij ajeti. Fakti i parë ka të bëjë me origjinën e hekurit, ku vetëm në shekullin e XX – të është zbuluar nga shkencëtaret, se hekuri është formuar jashtë Sistemit Diellor. Fakti i dytë ka të bëjë me dobinë që njerëzit mund të përfitojnë nga përpunimi i hekurit. Për këtë Zoti xh.sh. në Kur’an thotë:

“…Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz… (Hadid  25)”

Origjina e hekurit

Fjala “anzalna,” e përkthyer si “zbritur” dhe e përdorur në ajet për hekurin, mund të mendohet se ka një kuptim metaforik për të shpjeguar se hekuri është dhënë që njerëzimi të përfitoj prej tij. Por, kur marrim parasysh kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, që është, “zbritje fizike nga qielli”, si në rastin e shiut apo rrezeve të Diellit, ne kuptojmë se ky ajet përfshin një mrekulli shkencore shumë të rëndësishme. Kjo, sepse gjetjet moderne astronomike kanë zbuluar se hekuri që gjendet në botën tonë ka ardhur nga yjet gjigante në hapësirën kozmike.

Sipas studimeve astronomike, është zbuluar se minerali i hekurit (Fe) ka origjinë nga jashtë Sistemi Diellor, për arsye se Sistemi ynë Diellor nuk ka pasur kushte për formimin e hekurit. Sipas këtyre studimeve, minerali i hekurit mund të prodhohet vetëm në yje shumë të mëdhenj se Dielli, ku temperatura arrin në disa qindra miliona gard celsius. Nëse e shikojmë temperaturën e Diellit, shohim se temperatura e tij në sipërfaqe është 6.000 0C, kurse në bërthamën e tij temperatura arrin në mbi 15 milion 0C.2 Shkencëtaret mendojnë se hekuri që ndodhet në Tokë është formuar në ndonjë yll të madh që i takon kategorisë së yjeve gjigant. Yjet gjigant, në fundin e jetës së tyre bëjnë një shpërthim të madh të quajtur supërnova, mbetjet e tij pas shpërthimit të madh do të shihen të shpërndara nëpër kozmos. Këto mbetje (meteorë), të cilët përmbajnë hekur janë tërhequr nga forca gravitacionale e planetëve përkatësisht Tokës, duke zbritur në Tokë, e duke u futur deri në bërthamën e saj. Kjo ka ndodhur në kohen kur toka ishte planet pa atmosferë dhe në gjendje të zjarrtë, diku rreth 4,5 miliard vjet më parë. Origjinën e hekurit shkencëtaret e argumentojnë edhe me ndërtimin e metrove të cilët arrijnë të bien në Tokë dhe janë të përberë nga nikeli dhe hekuri. 3  

Numri i atomit të hekurit

 Surja ” Hadid” në Kuran renditet e 57 – ta. Vlera numerike e fjalës – al-Hadid, në gjuhen arabe ka kuptimin 57. Vlera numerike e fjalës së vetme – hadid është 26. Siç mund të shihet nga tabela periodike anash, 26 është numri i atomit të hekurit. Me ajetin e shpallur në Suren Hadid, Allahu i Plotfuqishëm tregon se si është formuar hekuri, dhe me kodin matematikor që përmban ajeti, Ai na zbulon një mrekulli shkencore.4

Dobia e hekurit

Metali i hekurit (Fe) ka fortësi dhe qëndrueshmëri shumë të madhe. Ky metal ka luajtur dhe vazhdon ta luaj një rendësi të madhe për jetë e njeriut që nga krijimi i tij. Dobia e hekurit për jetën e njeriut është e gjerë dhe shumë dimensioneale. Ne do mundohemi që ti përmendim vetëm disa nga këto dobi. 1. Hekuri i shkrirë, i cili ndodhët në qendër të tokës përkatësisht bërthamë, shërben si një dinamo gjigante, e cili gjeneron fushë magnetike të tokës, nga e cila fushë formohen zonat e rrezatimit të quajtura Van Allen, të cilat e mbrojnë sipërfaqen e tokës nga rrezatimet depërtuese kozmike me energji të lartë, si dhe e ruajnë shtresën e ozonit nga shkatërrimet e rrezeve kozmike;5 2. Që nga kohet e lashta njeriu ka prodhuar dhe vazhdon të prodhoj mjete të nevojshme në dobi të tij si: vegla bujqësore, vegla për amvisëri, mjete ushtarake si shpata pazmore etj., në kohet e lashta, si dhe mjete të renda ushtarake të kohës moderne, në ndërtimtari, në industrinë e mjeteve motorike, energjetike, e shumë gjera tjera. 3. Metali i hekurit shërben për të zbutur reaktivitetin e oksigjenit, si dhe si metabolizëm oksidues. 4. Pa atomin e hekurit nuk do të kishte as metal që do formonte hemoglobinën (në gjakun e njeriut). 5. Grimcat e oksidit të hekurit janë përdorur dhe vazhdojnë të përdorën në një trajtimin e kancerit duke dhenë rezultate pozitive.

Rreth përdorimit të hekurit Zoti xh.sh. na tregon edhe në një ajet tjetër kuranor ku thotë: 

“Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: “O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të!” Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë). (I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe bëni vepra të mira (o familje e Davudit), se Unë vëzhgoj atë që ju punoni.  (Sebe 10 – 11).

Kur’ani ka shumë ajete që na tregojnë për veçorit shkencore, të cilat e vërtetojnë se Kur’ani është me të vërtetë libër i shenjt. Prej shumë veçorive është fakti se një numër i konsiderueshëm i këtyre fakteve shkencore të lartë përmendura, njeriu i ka zbuluar vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekullit XX, e të cilat janë shpallur në Kur’an 1400 vjet më parë. Këto fakte shkencore në kohen e Muhammedit a.s., as që mund të perceptoheshin apo imagjinoheshin. Këto fakte shkencore e vërtetojnë edhe më tepër prejardhjen hyjnore të Kur’anit.

Për këtë Zoti xh.sh. në Kur’an thotë:

Është fakt se në krijimin e qiejve e të Tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e Tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente. (Bekare 164)”

1. KURANI DHE SHKENCA (https://www.scribd.com/doc/110932984/Kurani-dhe-Shkenca), shikuar më 25.12.2015; 2. KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA……….. faq. 9; 3. http://discovermagazine.com/2014/julyaug/13-journeys-to-the-center-of-the-earth, shikuar më 25.12.2015; 4.  KURANI DHE SHKENCA (https://www.scribd.com/doc/110932984/Kurani-dhe-Shkenca), shikuar më 25.12.2015; 5. http://discovermagazine.com/2014/julyaug/13-journeys-to-the-center-of-the-earth, shikuar më 25.12.2015.