- “Zoti ynë, na zbrit nga qielli një sofër që të jetë mirësi dhe festë e jona – ishte lutja e Isait a.s. Krahas mësimeve parësore të këtyre ajeteve të sures Sofra na jepet edhe lidhja e këtyre dy mirësive – sofrës dhe festës (gëzimit) sidomos tani në Ramazan. Para iftarit sofra ka rëndësi të veçantë për besimtarin, ajo ka një kënaqësi dhe një gëzim të papërshkrueshëm. Në të njëjtën mënyrë njeriu duhet të ndjej gëzim nëse çdo ditë ka ushqim për të ngrënë dhe të mendoj për hadithin e Muhamedit a.s.: “Kush zgjohet i shëndetshëm në trupin e tij dhe ka ushqim për atë ditë, sikur ta ketë gjithë botën dhe mirësitë e saja.”
- Njëra nga arsyet pse nuk duhet të përfshihemi në zënka dhe tu arsyetohemi njerëzve të këqij, nëse jemi të sigurt se nuk jemi fajtorë, është për shkak të Cilësisë së Zotit se Ai do të jetë Dëshmitar. Nëse neve me retorikën, manipulimet dhe dinakërinë tonë do t’i mundim të afërmit, fqinjët, avokatët dhe gjykatësit në problemet tona, eksiton Ai i cili mund të na nënçmoj në Ahiret por ndoshta edhe në këtë botë.
- Në këtë xhuz Allahu i Madhërishëm na tregon se disa njerëz fenë e marrin si argëtim dhe lojë dhe se pikërisht kënaqësitë e kësaj bote i kanë mashtruar. Për besimtarin feja nuk është lojë, argëtim apo trashëgimi kulturore pa asnjë obligim. Gjithashtu na tregon se edhe pse besimtari e rruan jetën si dhuratë nga Zoti si dhe e do edhe këtë botë edhe botën tjetër, për atë besimi është dhurata më e rëndësishme. (Preporod.com)
Perktheu: A. D. Islampress