Në Shtëpi është më bukur
Në kushtet normale të jetës njeriu më rahat dhe më mirë ndjehet në shtëpinë e tij. Një nga shprehjet e njohura të popullit kur kthehen nga ndo një udhëtim është: ky udhëtim ishte i bukur mirëpo nuk ka me shtëpinë, shko gjithkund, por në shtëpi kthehu. Andaj çfarëdo që ti ndodh në udhëtim, ai do të bëj durim sepse e di se ajo nuk është gjendja e përhershme e tij. Zoti i Madhërishëm në fillim të këtij xhuzi thotë se kur e njeriun e godet ndonjë fatkeqësi duhet të thotë: “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.” Në këtë ,mënyrë muslimanët ngushëllojnë edhe në raste të vdekjes. Allahu na përkujton se ku është vendbanimi ynë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se gjithçka që mund të na ndodh, nuk është e përhershme, sepse ne jemi në një udhëtim. Shtëpia është tek Allahu. Të gjithë kthehemi në Shtëpinë e Përhershme, dikush më herët e dikush më vonë.
Testamenti i besimtarit!
Testamenti është obligim, e jo një traditë e bukur e lënë pas dore. Shkruhet para se të udhëtosh në Shtëpinë e Përhershme. (El-Bekare 180-182) për këtë obligim Allahu i Madhërishëm na tregon para ajeteve ku na obligohet agjërimi. Çdo ramazan në një familje mungon një anëtar dhe askush nuk e di kush do ta pres tjetrin. Ashtu siç duhet të agjërojmë edhe në raste të vështira, sepse nuk e dimë a do të arrijmë tjetrin, edhe testamenti duhet të shkruhet më parë, sepse nuk e dimë a do ta bëjmë pak para vdekjes.
“Të kërkojmë të varfrit në ramazan, të afërmit janë prioritet
Sahabët pyetën (El-Bekare, 215) ndërsa Allahu përgjigjet me ajetin: për të afërmit, për bonjakët, për të varfrit… në këtë xhuz për të dytën herë Allahu i Madhërishëm në vend të parë i vendos të afërmit tonë. Në fillim të xhuzit (Bekare 177) Allahu na përkujton se sinqeriteti në fe nuk është formal, dhe gjithë e mira nuk është vetëm në kthimin nga kibleja , por sinqeriteti është kthimi nga edhe njeriu sidomos në radhë të parë ndaj të afërmeve në kuptimin e ndihmës që duhet t’u ofrojmë.
Preporod.com
Perktheu: A. D. (Islampress)