Namazi i Bajramit në Marok do të falet nëpër shtëpi pasi xhamitë janë të mbyllura për besimtarët për shkak të masave të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë vend është marrë fetva sipas të cilës besimtarët mund ta falin namazin e Bajramit nëpër shtëpitë e tyre.
Këshilli i lartë për shkencë i Marokut njoftoi se lejohet falja e namazit të Bajramit nëpër shtëpi për shkak të rrezikut nga përhapja e virusit.
Sipas të dhënave të fundit, në këtë vend janë regjistruar 7.133 raste të infektimit, me 194 vdekje dhe 4.098 të shëruar.