Tre mësime nga xhuzi i 10

781
  • Në xhuzin e 10 dhe suren Enfal na tregohet se një popull i mjerë dhe naiv  me duart e veta  e çon veten në shkatërrim, ndërsa pas kësaj Allahu i Madhërishëm nuk do ta ndryshoj një popull derisa ai të ndryshoj veten e tij. Para këtyre ajeteve përshkruhet një taktikë e shejtanit që e përdor kundër njerëzve – gjërat e  shëmtuara ua paraqet si të bukura. Një nga lutjet që besimtari duhet t’i bëj Zotit është që ti jep vigjilencë për t’i parë në thelb veprat e mira dhe te këqija , sepse nëpërmjet kësaj taktike shejtani shumë gjëra të shëmtuara me kohë  ka bërë të na duken normale.
  • Katër janë muajt e shenjtë tek muslimanët dhe Allahu në suren Tevbe na porosit që në këto muaj të mos bëjmë gabime. Edhe pse largimi nga mëkati duhet të bëhet çdo moment, çdo muaj, Allahu i Madhërishëm i thekson këto muaj: Rexheb, Sheval, Dhulkade dhe Dhulhixhe. Dy prej tyre janë afër  agjërimit ndërsa dy afër haxhit.
  • Surja Tevbe gjerësisht na flet për munafikët – dyfytyrëshit në kohën e Pejgamberit a.s, mirëpo një nga përshkrimet e dyfytyrësheve në këtë sure duhet ta kenë ndërmend muslimanët: a) kërkojnë të bëhen vepra të liga; b) pengojnë veprat e mira; c) janë koprrac – duart i kanë të shtrënguara; d) e harrojnë Allahun dhe Allahu i harron ato.

Preporod.com

Përktheu: A. D. Islampress