Tre mësime nga xhuzi i 19

783
  • Kur të kalojmë pranë të keqes, duhet të ruajmë karakterin tonë dhe të mos ndalemi tek gjërat që nuk na takojnë, ndërsa gjërat që nuk na takojnë  janë të metat dhe gjerat private të tjerëve që na çojnë drejt shpifjeve dhe përgojimit. Ebu Hurejre r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Njerëzit që kanë më shumë mëkate janë ata që flasin për gjërat që nuk u takojnë.
  • Për dallim nga faraoni, magjistarët ranë në sexhde. Kur u bindën se muxhizja e Musait a.,s nuk është magji ata besuan, ndërsa faraoni mbeti pabesimtar. Personaliteti i tyre nuk bazohej në arrogancë, por në aftësinë e cila në vete duhet të ngërthej një lloj dije dhe pranimit të argumentit cka nuk është rasti me arrogancën dhe mendjemadhësinë. Arroganca në vetvete është më afër injorancës. Sa më pak  të dijë njeriu është më afër arrogancës.
  • Duhet të kemi kujdes nga grupe të vogla njerëzish të cilët nga shkojnë bëjnë parregullsi dhe zullum në tokë. Ata shpesh janë me të zëshmit në shoqëri, sajojnë   intriga dhe truke retorike dhe i ftojnë edhe të tjerët në radhët e tyre. “E në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë, e nuk përmirësonin.” – thuhet në suren Neml.

Perktheu: A. D. Isampress