Tre mësime nga xhuzi i 30

993
  • Kohën dhe energjinë tonë duhet ta harxhojmë me personat që na duan dhe kërkojnë të jenë përkrahja jonë në rrugën e ndryshimit, e jo me ata që na lodhin dhe nuk duan ndryshimin! Këtë më së miri na e mëson sureja  Abbese ku i tërhiqet vërejtja Pejgamberit i cili e la të verbrin për të këshilluar parinë mekase.
  • Shumica e sureve të xhuzit të fundit janë sure mekase. Këto janë suret e para që muslimanët i mësuan në Meke. Nëse lexojmë përmbajtjet e tyre do të shohim dominojnë ajetet që na ndërgjegjësojnë për Allahun si Krijues,  raportin tonë ndaj dynjasë  si dhe qëndrimi ynë ndaj njerëzve të dobët. Dynjanë duhet ta perceptojmë si mjet ku do të fitojmë kënaqësinë e Allahut dhe ndjesinë e lumturisë  me ndihmën e atyre që kanë nevojë.
  • Pas leximit të Kuranit dhe kuptimeve të tij çdokush duhet të bëj një analizë personale se si e ka kaluar  ramazanin dhe sa Kurani ka ndikuar tek ne. Fundi i ramazanit nuk është ndarja jonë nga Kurani dhe meditimi mbi ajetet e tij. Hatmen e Kuranit e përfundojmë pikërisht me urdhrin kuranor: “Lexo! Të lexojmë për të kuptuar mësimet e Kuranit Fisnik dhe të njëjtat t’i  jetojmë në përditshmërinë tonë.

Preporod.com

Përktheu: A. D. Islampres