Indonezia u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) që të bashkohen dhe të mobilizojnë mbështetjen kundër aneksimit të afërt izraelit të territoreve palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministrja e Punëve të Jashtme të Indonezisë, Retno Marsudi, përcolli qëndrimin e vendit të saj gjatë Takimit të Jashtëzakonshëm Virtual të Komitetit Ekzekutiv të OIC-së të mbajtur mbrëmë.
Ajo tha se një veprim i tillë gjatë pandemisë COVID-19 do të dyfishojë presionin ndaj Palestinës, do të dëmtojë procesin e paqes dhe do të kërcënojë stabilitetin rajonal.
Marsudi theksoi se aneksimi, qoftë ai “de fakto” ose “formal”, është i prapranueshëm dhe propozoi tre hapa për të mobilizuar mbështetjen për Palestinën.
“Fillimisht, nëse Izraeli vazhdon me aneksimin, vendet e OBI-t me marrëdhënie diplomatike me Izraelin duhet të ndërmarrin masa diplomatike në përputhje me rezolutat e ndryshme të OBI-t”, tha Marsudi.
Së dyti, ajo tha se OBI duhet të krijojë mbështetje ndërkombëtare kundër aneksimit të Izraelit në forume ndërkombëtare dhe forume shumëpalëshe, përfshirë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe Këshillin e të Drejtave të Njeriut.
“Së fundmi, ne duhet të inkurajojmë rifillimin e negociatave të besueshme të udhëhequra nga parametrat e dakorduar ndërkombëtarisht me qëllim të arritjes së zgjidhjeve me dy shtete”, shtoi ajo.
Ministrja e Jashtme e Indonezisë mbështet zgjedhjen me dy shtete dhe beson se është mënyra e vetme për të mbajtur gjallë procesin e paqes palestinezo-izraelite dhe për ta përparuar atë.