Turqia hedh poshtë kritikat e SHBA-së për takimin Erdogan – Hamas, thotë Ministri i Punëve të jashtme

570

Turqia hedh poshtë deklaratën e Departamentit të SHBA-së e cila proteston për takimin e fundit në Stamboll midis kryetarit të Turqisë, Taip Erdogan dhe liderëve të Hamasit, tha Ministria e punëve të jashtme.

“Përfaqësuesit e ligjshëm të Hamasit, erdhën në pushtet pas fitores demokratike në zgjedhjet në Gaza dhe ky është realitet i rëndësishëm i rajonit, pasi që si terrorist nuk do të bënin asnjë kontribut në përpjekjet për paqen dhe stabilitetin në rajon,” Ministria e Jashtme e Turqisë.

Gjithashtu shtoi se SHBA ndikimin e tyre në rajon duhet ta përdorin për “një politikë të ekuilibruar” që do ta ndihmonte konfliktin izraelito-Palestinez, në vend që t’u shërbejë vetëm “interesave izraelite”.

Takimi që u krye të shtunën, përbëhej nga delegacioni i Hamasit duke përfshirë Maher Salah, përfaqësuesi i Hamasit jashtë vendit, kreu i zyrës së marrëdhënieve arabe dhe islamike të Hamasit, Ezzat Al-Rishiq dhe përfaqësuesi i Hamasit në Turqi, Jihad Yaghmor.

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qasem tha se qëndrimi i SHBA pasqyron vetëm “ngacmimin dhe terrorizmin” të ushtruar nga administrata amerikane.

“Hamasi është një lëvizje kombëtare që përpiqet për lirinë kundër okupimit dhe terrorizmi izraelit.

[Isl@mpress.ch]